Menaxhment

Qëllimi dhe Profili i Programit

Programi MA Menaxhment është konceptuar për të përgatitur profesionistë të kualifikuar me njohuri të avancuara teorike dhe praktike në fushat e menaxhimit strategjik, menaxhimit të burimeve njerëzore, menaxhimit financiar, inovacionit organizativ dhe udhëheqjes së transformimeve digjitale. Programi synon t’i pajisë studentët me aftësi për të drejtuar organizata, për të marrë vendime strategjike dhe për të zbatuar politika menaxheriale efektive në mjedisin dinamik të biznesit global.

Ky program zhvillon aftësi analitike, kërkimore, menaxheriale dhe vendimmarrëse, duke u mundësuar studentëve të kuptojnë në mënyrë kritike trendet bashkëkohore të menaxhimit, ndryshimet organizative, proceset e zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe menaxhimin e burimeve financiare e teknologjike. Studentët mësojnë të aplikojnë teoritë moderne të menaxhimit dhe lidershipit për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme në kontekste të ndryshme ekonomike, institucionale dhe shoqërore.

Misioni

Misioni i programit Master në Menaxhment është që, përmes procesit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, t’i përafrojë studentët me kërkesat e tregut të punës dhe natyrën e menaxhimit të biznesit, duke u mundësuar atyre të transformojnë kompetencat e tyre profesionale në zhvillimin e aftësive menaxheriale, analitike, strategjike, kërkimore dhe krijuese në fushën e menaxhmentit. Programi synon të sigurojë kushte të vërteta kërkimore dhe profesionale që mundësojnë përgatitjen e duhur të studentëve për tregun e punës vendor, rajonal dhe ndërkombëtar.

Bartësit e programit tё studimit

Rezultatet e tё nxënit

Pas përfundimit me sukses të programit MA në Menaxhment, studentët do të fitojnë njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e mëposhtme:

Njohuri:

Shkathtësi:

Kompetenca:

Pranimi nё studime

Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet Master kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar studimet themelore Bachelor dhe që kanë fituar së paku 240 ECTS. Tutje, kushtet për pranim në studimet Master janë:

Në rast se studimet paraprake studenti i ka kryer në ndonjë fushë tjetër, studenti obligohet t’i nënshtrohet provimeve themelore të programit bachelor ekonomik të cilat quhen provime diferenciale.

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 200 studentë për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Master të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 9, 10 dhe 11 të kësaj rregulloreje.

Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në programin MA Menaxhment zgjasin 2 vite, 120 ECTS me gjithsej 4 semestra.

Niveli dhe Grada Akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Master i Arteve në Menaxhment.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Studentët e diplomuar nga programi MA Menaxhment përgatiten për pozita të avancuara profesionale si menaxherë të përgjithshëm, menaxherë projektesh, menaxherë të burimeve njerëzore, konsulentë organizativë, menaxherë të cilësisë, drejtorë të departamenteve financiare apo operacionale, si dhe sipërmarrës që zhvillojnë dhe udhëheqin ndërmarrje inovative në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Metodat e vlerësimit

Rezultatet e të nxënit në programin MA Menaxhment vlerësohen përmes provimeve me shkrim, punës kërkimore, detyrave dhe prezantimeve. Metodat e ndryshme të përdorura për të vlerësuar performancën e studentëve synojnë të vlerësojnë: aftësitë e kërkimit dhe rishikimit të literaturës, përpunimin e të dhënave, zbatimin e metodave kërkimore, shkathtësitë kompjuterike, aftësinë për të kontekstualizuar dhe vlerësuar, aftësitë e prezantimit dhe profesionalizmin, si dhe bashkëpunimin dhe punën në ekip.

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <15%

PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >90%

SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve MA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Metodologjia e Kërkimit Shkencor, 8 ECTS

Lënda “Metodologjia e hulumtimit shkencor” ka për qëllim të pajis studentët me njohuri teorike dhe praktike për realizimin e punimit të diplomës master. Marr në konsideratë që zhvillimi rapid i shkencës dhe teknologjisë së informacionit bënë më të lehtë qasjen në kërkime shkencore dhe burime informacionesh në të njëjtën kohë e vështirëson procesin në suaza të cilësisë së informacioneve. Për këtë arsye qëllimi i kësaj lënde është që të pajis studentët me njohuri mbi procesin cilësor të një hulumtimi shkencor përfshirë: rëndësinë e një hulumtimi shkencor; rëndësinë e rishqyrtimit të literaturës dhe qasje praktike të referencave, të pajis studentët me njohuri praktike mbi stile të ndryshme të citimeve; t’i mësojë mbi të dhënat, llojet e tyre dhe burimin e të dhënave; të iu mundëson analizën e të dhënave me programin IBM SPSS që të bënë më të lehtë dhe më cilësore analizën; ti pajis studentët me njohuri mbi regresionet lineare një faktoriale dhe shumë faktoriale; ti pajisë studentët me njohuri mbi konceptualizimin e përgjithshëm të një punimi shkencor.

Praktikat Bashkëkohore të Menaxhimit, 8 ECTS

Moduli është dizajnuar që të përforcojë kuptimin e praktik të menaxhmentit duke aplikuar konceptet teorike të manaxhmentit si dhe me shkathtësi e zbatimit të tyre në praktikë. Pas përfundimit të këtij studimi, studentët do të jenë në gjendje:

– Ti pajisë studentët me njohuritë mbi rolet dhe funksionet e një manaxheri në një organizatë biznesi;
– Të analizojë në mënyrë të detajuar mjedisin në të cilin operojnë organizatat me qëllim që vendimet manaxheriale të jenë në nivel sa më të lartë manaxherial;
– Të aftësojë studentët që njohuritë e fituara gjatë ligjërimit të kësaj lënde t’i përdore në funksion të formimit të tij dhe njëkohësisht të orientohet me sukses në praktikat e biznesit, duke u bazuar jo vetëm në ligjërata por edhe në rastet studimore të kompanive të ndryshme.

Ndërmarrësi dhe Inovacioni, 8 ECTS

Kjo lëndë apo kurs analizon se si identifikimi dhe shfrytëzimi i mundësive ndërkombëtare janë shpesh kritike për rritjen dhe mbijetesën afatgjatë të firmës dhe shpesh rezulton që firma kërkon të shfrytëzojë ato mundësi duke hyrë në tregjet jashtë shtetit. Kursi përqendrohet në zhvillimin e aftësive për të identifikuar dhe vlerësuar mundësitë e biznesit ndërkombëtar nga ndërmarrje që aspirojnë të bëhen ndërkombëtare ose të zgjerojnë fushën ekzistuese të operacioneve ndërkombëtare. Temat specifike përfshijnë të kuptuarit e ndërmarrësisë dhe inovacionit si proces; kompetencat e identifikimit të mundësive; mundësi dhe sfida të zgjerimit ndërkufitar me të cilat përballen ndërmarrësit, për shembull, hyrja në treg, burimi i operacioneve ndërkombëtare (p.sh. eksportimi), formimi i aleancave, administrimi i rritjes dhe financimi ndërkufitar në rajone të ndryshme të botës. Kursi në këtë mënyrë u jep studentëve mundësinë të përqendrohen në çështje specifike me të cilat përballen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, disa prej të cilave janë edhe firma të drejtuara familjare. Studentët zhvillojnë një kuptim të kufizimeve dhe avantazheve në zhvillimin e një ndërmarrje të re dhe menaxhimin e barrës shtesë të ndërkombëtarizimit, e cila për disa ndërmarrje të reja është e shpejtë ose e përshpejtuar.

Ekonomia Menaxheriale, 6 ECTS
Zbatimi i Teknologjisë Digjitale në Biznes, 6 ECTS
Menaxhimi i Avancuar Financiar, 6 ECTS

Përmes këtij programi synohet që studentët e nivelit master, të krijojnë aftësi shkencore dhe profesionale për menaxhmentin financiar të avancuar. Menaxhmenti financiar i avancuar do t’iu shërbej që studentët e këtij niveli të jenë në gjendje të kuptojnë atë, të aplikojnë analiza dhe të vlerësojnë sintezat. Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë:

– Rolin e këshilltarit të lartë financiar në korporatat multinacionale;
– Pasqyrat Financiare;
– Planifikimin e duhur financiar;
– Krijimin e strategjive financiare;
– Vlerësimin e avancuar te investimeve financiare;
– Blerjet dhe bashkimet e korporatave;
– Rindertimin dhe riorganizimin e korporatave;
– Buxhetimin, rrezikun dhe teknikat e menaxhimit financiar të avancuar.

Menaxhimi Strategjik i Burimeve Njerëzore, 8 ECTS

Kjo lëndë është krijuar që të jep menaxherëve të rinj një qasje profesionale në burimet njerëzore, zhvillon aftësitë e studentëve me konceptet themelore të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, rëndësinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, funksionet e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, rëndësinë e rritjes dhe zhvillimit së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, rritja e performancës dhe adresimin e problemeve të burimeve njerëzore, qasjen e menaxhimit të kompanisë ndaj përgjegjësisë së Menaxherit të Burimeve Njerëzore si çelësi i suksesit të kompanisë, faktorët e mjedisi të burimeve njerëzore dhe sfidat e burimeve njerëzore. Kjo qasje do të jetë përgjigje ndaj ndryshimeve të shpejta që po ndodhin në organizatat e sotme. Do të diskutohet dhe do të hulumtohen nga studentët në kompanitë vendore si detyra dhe punime seminarike të cilat janë pjesë e vlerësimit.

Menaxhimi i Informacionit dhe Proceseve, 8 ECTS

Lënda Menaxhimi i informatave dhe proceseve nënkupton një sintezë të njohurive të arritura në disa fusha, siç janë: sistemet informatike, bazat e të dhënave, programimi, modelet statistikore dhe matematikore, data warehousing, data mining dhe menaxhmenti. Në kuadër të kësaj lënde synojmë të njihemi me mënyrën se si teknologjia e sistemit informativ të menaxhmentit dhe llojet tjera të sistemeve informatike të menaxhmentit i përkrahin menaxherët në detyrat e tyre. Lënda do të trajtoj rëndësinë e MIP (Menaxhimi i Informatave dhe Proceseve) për zgjidhje të reja, ndryshimin e shprehive punuese, lehtësimin e kryerjeve të shumë proceseve. Materiali i trajtuar ka për qëllim ti njoftojë studentë në nivelin master me rolin dhe rendësinë e menaxhimit te informatave dhe proceseve në procesin e marrjes së vendimeve në të gjitha nivelet në strukturën menaxheriale, me rolin e teknologjisë informatike dhe komunikuese ne sistemin informativ te menaxhmentit si dhe me metodologjinë e projektimit e cila përdoret për zhvillimin e menaxhimit te informatave dhe proceseve.

Menaxhimi i Projekteve dhe Investimeve, 8 ECTS

Krijimi i aftësive ( dijeve dhe shkathtësive ) për të planifikuar, vlerësuar dhe menaxhuar realizimin e projekteve investive në mënyrë efektive sipas metodologjive dhe standardeve ndërkombëtare Pas përfundimit të programit, studentët do të jenë në gjendje të:

– Kuptojnë fazat e ciklit të jetëgjatësisë së projektit;
– Bëjnë analizë financiare dhe të tregut të projektit;
– Zbatojnë kriteret e investimeve dhe të marrin vendime investimeve;
– Zhvillojnë studim të arsyeshmërisë të një projekti;
– Aplikojnë metodat e menaxhimit të rreziqeve sipas fazave të ciklit jetësor të projektit;
– Kuptojnë avantazhet dhe disavantazhet e burimeve të ndryshme të financimit të projekteve.

Analiza e të Dhënave për Menaxhim, 6 ECTS
Menaxhimi i Konflikteve në Organizata, 6 ECTS

Kjo lëndë ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e shkathtësive për komunikim efektiv në biznes me anë të të shkruarit, të folurit dhe komunikimit joverbal. Po ashtu, lënda fokusohet në zhvillimin dhe përmirësimin e shkathtësive për punë ekipore dhe shkathtësive negociuese dhe zgjedhjes së konflikteve në biznes. Ky kurs do t’ju pajis me kuptimin themelor të disa temave, më parë se t’ju pajis me kuptim të thellë të tyre. Ky kurs do të përfshijë një spektër të gjerë të konflikteve—që nga konfliktet ndër-personale e deri tek ato ndër-shtetërore. Ky kurs duhet të konsiderohet si një pikë fillimi për të menduar përgjithësisht për konfliktet dhe menaxhimin e konfliktit e jo si një doracak që ofron të gjitha përgjigjet. Megjithatë, shumica e elementeve të konfliktit dhe dinamika e saj është e njejtë pa marrë parasysh nëse jemi duke u marrur me konflikte ndër-personale apo ndërkombëtare. Përfundimet e dalura nga një nivel të bashkëveprimit shoqëror mund të jenë të lidhura me një tjetër.

Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit dhe Logjistikës, 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është që të ju ofrojë studentëve njohuri themelore të furnizimit dhe rolin e menaxhimit të vlerës dhe zinxhirit të ekonomisë globale në përgjithësi me theks të veçantë zhvillimin e Menaxhimit të Vlerës dhe Zinxhirit të Furnizimit dhe zhvillimin e Bizneseve/ndërmarrjeve në përgjithësi, duke stimuluar të menduarin kritik mbi temat e arsyetimit ekonomik, negociatat ë biznesit dhe mundësive për rritjen e menaxhimit Furnizues.

Viti II

Menaxhimi Strategjik i Avancuar, 8 ECTS

Qëllimi parësor i kësaj lënde është që:

– Të mësojë dhe përgatitë studentët se si të analizojnë një firmë, të vlerësojnë pozitën e saj strategjike në treg dhe të ofrojnë rekomandime strategjike për korporatën, me qëllim të fuqizimit të përparësive të qëndrueshme konkurruese në treg. Njëkohësisht, të ofrojë njohuritë se sa i rëndësishëm është pozicionimi strategjik i firmës dhe shfrytëzimi i resurseve të brendshme dhe aftësive të sajë që ka;

– Të ofrojë mundësitë dhe analizat e domosdoshme se si krijohet vlera e re e kompanisë dhe arritja e suksesit në tregjet me një konkurrencë të ashpër, nëpërmjet formulimit dhe ekzekutimit të strategjisë me qëllim të realizimit të objektivave të firmës;

– Të ofrojë njohuritë për një numër të caktuar mjetesh dhe metodash analitike dhe konceptuale që janë më se të domosdoshme për të formuluar dhe zbatuar strategjitë konkurruese reale, të bazuara në karakteristika specifike të industrisë dhe konsistente njëkohësisht me mundësitë dhe resurset e disponueshme për menaxhmentin e kompanisë;

– Të ofrojë kuptimin dhe burimin e përparësive brenda industrisë e më gjerë me qëllim të adoptimit të strategjisë së firmës ndaj ndryshimeve ekonomike globale;

– Të tentojmë për të ofruar përgjigje se pse disa kompani janë të suksesshme në treg dhe disa të tjera dështojnë.

Menaxhimi i Cilësisë, 8 ECTS

Kursi synon të përmbushë njohuritë në fushën e kontrollit të cilësisë dhe do të sigurojë një pikëpamje të plotë të fushës së kontrollit të cilësisë me fokus të veçantë në parimet, metodologjitë dhe teknikat për menaxhimin e cilësisë. Pas kursit të përfunduar, studenti do të jetë në gjendje të:

– Të zbatojnë parimet themelore, metodologjitë dhe teknikat për cilësi.
– Menaxhimi dhe me një perspektivë sistemesh identifikojnë situatat kur këto mund të kontribuojnë në zhvillim përmes përmirësimit të produkteve dhe proceseve.
– Planifikojë dhe kryejë projekte për përmirësimin e cilësisë në lidhje me kontrollin statistikor të cilësisë, hartimin e eksperimenteve, zhvillimin e produktit dhe zhvillimin e procesit.
– Vlerësojnë dhe analizojnë informacionin e procesit në mënyrë që të identifikojnë dhe zgjidhin në mënyrë sistematike problemet e lidhura me cilësinë brenda industrisë dhe shërbimit, etj.

Seminari Përgatitor për Temën e Masterit, 8 ECTS

Qëllimi i përgjithshëm i këtij kursi është që t’u ofrojë studentëve mundësinë praktike për ta përmirësuar aftësinë e tyre për të shkruar projekt-tezën dhe tezën e masterit. Qëllimet specifike të kursit janë të aftësojë studentët në këta komponentë:

– Si të shkruaj;
– Identifikimi i problemit kërkimor në mënyrë të qartë, duke e fokusuar në problematikat e tezës;
– Përzgjedhja dhe organizimi i literaturës së duhur dhe konkrete të tezës së hulumtimit;
– Struktura e citimeve;
– Struktura e punimit;
– Hartimi i pyetjeve kërkimore e hipotezave për problemin kërkimor që trajton;
– Përdorimi i metodave dhe instrumenteve të duhura në raport me objektin dhe terrenin e studimit;
– Strukturimi i informacionit të grumbulluar;
– Interpretimi statistikorë dhe analizave empirike

Inteligjenca Artificiale në Biznes, 6 ECTS
Ekonomia e Gjelbër dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm, 6 ETCS
Menaxhimi i Strategjive të Marketingut, 6 ECTS
Teza e Masterit, 30 ECTS