Menaxhment

Qëllimi dhe profili i programit

Objektiv i përgjithshëm i këtij programi është të zhvillojë aftësitë analitike dhe strategjike, duke promovuar konceptet që derivojnë nga një fushë e gjerë e disiplinave akademike. Ky program u mundëson studentëve të reflektojnë kreativitet dhe efikasitet dhe të sfidohen me rrethinën globale të biznesit. Studimet ofrojnë një rrjet integral konceptual dhe empirik për fusha gjenerike të menaxhmentit dhe biznesit.

Rezultatet e pritshme

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi akademik, studenti do të jetë në gjendje:
1. të operojë në rrethinën konkurruese të biznesit;
2. të analizojë në nivel strategjik, të zgjedhë probleme dhe të marrë vendime në rrethinën shumë komplekse dhe të ndryshueshme të biznesit;
3. të aplikojë njohuritë e tij në praktikë dhe komunikojë ato audienca të specializuara në mënyrë të qartë dhe të bindshme;
4. të përgatisë dhe prezantojë teza, raporte dhe seminare sipas standardeve profesionale;
5. të udhëheqë projekte investive;
6. të organizojë dhe zbatojë një projekt hulumtues;
7. të menaxhojë kohën në mënyrë efikase dhe të pavarur.

Niveli dhe grada akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, kandidati fiton thirrjen: MA Menaxhment

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet në Programin Menaxhment zgjasin 2 vite, 120 ECTS me gjithsej 4 semestra.

Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.

Viti I

Semestri I
Metodologjia e Hulumtimit Shkencor 8 ECTS

Lënda “Metodologjia e hulumtimit shkencor” ka për qëllim të pajis studentët me njohuri teorike dhe praktike për realizimin e punimit të diplomës master. Marr në konsideratë që zhvillimi rapid i shkencës dhe teknologjisë së informacionit bënë më të lehtë qasjen në kërkime shkencore dhe burime informacionesh në të njëjtën kohë e vështirëson procesin në suaza të cilësisë së informacioneve. Për këtë arsye qëllimi i kësaj lënde është që të pajis studentët me njohuri mbi procesin cilësor të një hulumtimi shkencor përfshirë: rëndësinë e një hulumtimi shkencor; rëndësinë e rishqyrtimit të literaturës dhe qasje praktike të referencave, të pajis studentët me njohuri praktike mbi stile të ndryshme të citimeve; t’i mësojë mbi të dhënat, llojet e tyre dhe burimin e të dhënave; të iu mundëson analizën e të dhënave me programin IBM SPSS që të bënë më të lehtë dhe më cilësore analizën; ti pajis studentët me njohuri mbi regresionet lineare një faktoriale dhe shumë faktoriale; ti pajisë studentët me njohuri mbi konceptualizimin e përgjithshëm të një punimi shkencor.

Praktikat e Menaxhimit Bashkëkohor 8 ECTS

Moduli është dizajnuar që të përforcojë kuptimin e praktik të menaxhmentit duke aplikuar konceptet teorike të manaxhmentit si dhe me shkathtësi e zbatimit të tyre në praktikë. Pas përfundimit të këtij studimi, studentët do të jenë në gjendje:
• Ti pajisë studentët me njohuritë mbi rolet dhe funksionet e një manaxheri në një organizatë biznesi
• Të analizojë në mënyrë të detajuar mjedisin në të cilin operojnë organizatat me qëllim që vendimet manaxheriale të jenë në nivel sa më të lartë manaxherial
• Ta aftësojë studentët që njohuritë e fituara gjatë ligjërimit të kësaj lënde t’i përdore në funksion të formimit të tij dhe njëkohësisht të orientohet me sukses në praktikat e biznesit, duke u bazuar jo vetëm në ligjërata por edhe në rastet studimore të kompanive të ndryshme

Ndërmarrësia dhe Inovacioni 8 ECTS

Kjo lëndë apo kurs analizon se si identifikimi dhe shfrytëzimi i mundësive ndërkombëtare janë shpesh kritike për rritjen dhe mbijetesën afatgjatë të firmës dhe shpesh rezulton që firma kërkon të shfrytëzojë ato mundësi duke hyrë në tregjet jashtë shtetit. Kursi përqendrohet në zhvillimin e aftësive për të identifikuar dhe vlerësuar mundësitë e biznesit ndërkombëtar nga ndërmarrje që aspirojnë të bëhen ndërkombëtare ose të zgjerojnë fushën ekzistuese të operacioneve ndërkombëtare. Temat specifike përfshijnë të kuptuarit e ndërmarrësisë dhe inovacionit si proces; kompetencat e identifikimit të mundësive; mundësi dhe sfida të zgjerimit ndërkufitar me të cilat përballen ndërmarrësit, për shembull, hyrja në treg, burimi i operacioneve ndërkombëtare (p.sh. eksportimi), formimi i aleancave, administrimi i rritjes dhe financimi ndërkufitar në rajone të ndryshme të botës. Kursi në këtë mënyrë u jep studentëve mundësinë të përqendrohen në çështje specifike me të cilat përballen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, disa prej të cilave janë edhe firma të drejtuara familjare. Studentët zhvillojnë një kuptim të kufizimeve dhe avantazheve në zhvillimin e një ndërmarrje të re dhe menaxhimin e barrës shtesë të ndërkombëtarizimit, e cila për disa ndërmarrje të reja është e shpejtë ose e përshpejtuar.

Lëndë Zgjedhore Fakultative (zgjidhet 1 nga 3 lëndë të ofruara)

Mjedisi Biznisor Legal 6 ECTS

Lënda do t’i sigurojë studentit një kuptim praktik se si funksionon ligji dhe të drejtat dhe përgjegjësitë ligjore të palëve të përfshira në një transaksion. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet efektit të çështjeve historike, dhe ligjeve fundit të RKS që kanë një ndikim të rëndësishëm në çështjet ligjore te bizneseve vendore dhe investitorëve potencial nga jashtë. Pas përfundimit të suksesshëm të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë natyrën e çështjeve juridike me të cilat ballafaqohen biznesmenët; të kuptojnë elementet bazike të marrëdhënieve ndër-biznesore juridike; të kuptojnë metodat për identifikimin paraprak të problemeve të mundshme juridike në ambientin biznesor në vend dhe ndërkombëtarisht dhe zgjidhjen e problemeve potenciale në favor të tyre, etj.

Marka tregtare 6 ECTS

Kjo lende ka synim kryesor te pajise studentet me njohurite e nevojshme qe lidhen me manaxhimin e markës(brendit). Programi eshte konceptuar ne menyre qe studentet të marrin njohuri te thelluara ne drejtim te markes si nje koncept bashkohor. Kjo lende ben nje pershkrim te plote te evoluimit te koncepit te markes, metodave per analizen e markes, krijimin e markes, rritjen e markes dhe menaxhimin e saj. Programi mbulon te gjithe komponentet thelbesore te menaxhimit te markes. Në përfundim të suksesshëm të kësaj lënde studentët do të jetë në gjendje të analizojë menaxhimin e brendit në të cilën vepron ndërmarrja, të vlerësojë drejtë konkurrencën dhe të çmojë drejtë përparësitë dhe dobësitë e menaxhimit te brendit dhe mbi këtë bazë të zhvillojë strategjitë optimale të marketingut, të cilat pasqyrohen në një plan efektiv të marketingut të ndërmarrjes.

Menaxhimi i avancuar Financiar 6 ECTS

Përmes këtij programi synohet që studentët e nivelit master, të krijojnë aftësi shkencore dhe profesionale për menaxhmentin financiar të avancuar. Menaxhmenti financiar i avancuar do t’iu shërbej që studentët e këtij niveli të jenë në gjendje të kuptojnë atë, të aplikojnë analiza dhe të vlerësojnë sintezat. Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë:
– Rolin e këshilltarit të lartë financiar në korporatat multinacionale
– Pasqyrat Financiare
– Planifikimin e duhur financiar;
– Krijimin e strategjive financiare;
– Vlerësimin e avancuar te investimeve financiare;
– Blerjet dhe bashkimet e korporatave
– Rindertimin dhe riorganizimin e korporatave
– Buxhetimin, rrezikun dhe teknikat e menaxhimit financiar të avancuar

Semestri II
Menaxhimi i avancuar i burimeve njerëzore 8 ECTS

Kjo lëndë është krijuar që të jep menaxherëve të rinj një qasje profesionale në burimet njerëzore, zhvillon aftësitë e studentëve me konceptet themelore të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, rëndësinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, funksionet e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, rëndësinë e rritjes dhe zhvillimit së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, rritja e performancës dhe adresimin e problemeve të burimeve njerëzore, qasjen e menaxhimit të kompanisë ndaj përgjegjësisë së Menaxherit të Burimeve Njerëzore si çelësi i suksesit të kompanisë, faktorët e mjedisi të burimeve njerëzore dhe sfidat e burimeve njerëzore. Kjo qasje do të jetë përgjigje ndaj ndryshimeve të shpejta që po ndodhin në organizatat e sotme. Do të diskutohet dhe do të hulumtohen nga studentët në kompanitë vendore si detyra dhe punime seminarike të cilat janë pjesë e vlerësimit.

Menaxhimi i Informatave dhe Proceseve 8 ECTS

Lënda Menaxhimi i informatave dhe proceseve nënkupton një sintezë të njohurive të arritura në disa fusha, siç janë: sistemet informatike, bazat e të dhënave, programimi, modelet statistikore dhe matematikore, data warehousing, data mining dhe menaxhmenti. Në kuadër të kësaj lënde synojmë të njihemi me mënyrën se si teknologjia e sistemit informativ të menaxhmentit dhe llojet tjera të sistemeve informatike të menaxhmentit i përkrahin menaxherët në detyrat e tyre. Lënda do të trajtoj rëndësinë e MIP (Menaxhimi i Informatave dhe Proceseve) për zgjidhje të reja, ndryshimin e shprehive punuese, lehtësimin e kryerjeve të shumë proceseve. Materiali i trajtuar ka për qëllim ti njoftojë studentë në nivelin master me rolin dhe rendësinë e menaxhimit te informatave dhe proceseve në procesin e marrjes së vendimeve në të gjitha nivelet në strukturën menaxheriale, me rolin e teknologjisë informatike dhe komunikuese ne sistemin informativ te menaxhmentit si dhe me metodologjinë e projektimit e cila përdoret për zhvillimin e menaxhimit te informatave dhe proceseve.

Menaxhimi i projekteve dhe investimeve 8 ECTS

Krijimi i aftësive ( dijeve dhe shkathtësive ) për të planifikuar, vlerësuar dhe menaxhuar realizimin e projekteve investive në mënyrë efektive sipas metodologjive dhe standardeve ndërkombëtare Pas përfundimit të programit, studentët do të jenë në gjendje të:
– Kuptojnë fazat e ciklit të jetëgjatësisë së projektit,
– Bëjnë analizë financiare dhe të tregut të projektit,
– Zbatojnë kriteret e investimeve dhe të marrin vendime investimeve.
– Zhvillojnë studim të arsyeshmërisë të një projekti,
– Aplikojnë metodat e menaxhimit të rreziqeve sipas fazave të ciklit jetësor të projektit,
– Kuptojnë avantazhet dhe disavantazhet e burimeve të ndryshme të financimit të projekteve.

Lëndë Zgjedhore Fakultative (zgjidhet 1 nga 3 lëndë të ofruara)

Menaxhimi i Strategjive te Marketingut 6 ECTS

Qëllimi i lëndës Menaxhimi i Strategjive të Marketingut është që studentët të cilët kanë një bazë solide në menaxhimin e marketingut, t’i pajisë me njohuritë për veprimin strategjik të ndërmarrjes, dhe kështu të ju mundësojë atyre të arrijnë mjeshtri në strategjinë efikase të tregtimit dhe për hartimin e planit efektiv të marketingut. Objektivat specifike të mësuarit janë:
• Kuptimi i marrëdhënieve në mes të hulumtim të tregut dhe vendim-marrjes strategjike
• Mësimin e proceseve për përdorimin e projekteve në formulimin dhe kryerjen e hulumtimit strategjik
• Kuptueshmërinë e sërë teknikave cilësore dhe sasiore si dhe metodat në dispozicion në hulumtimin e strategjisë se marketingut, duke përfshirë aplikimin dhe kufizimet
• Të jeni në gjendje të përdorni gjuhën e marketingut strategjik siç është përdorur nga praktikuesit dhe njerëzit e biznesit
• Te mësoni për të kryer disa nga teknikat më të zakonshme cilësore dhe sasiore, duke përfshirë / protokoll studim të ndërtimit, mbledhjen e të dhënave / puna në terren ,analizën dhe raportimi me qellim strategjike

Menaxhimi i Konfliktit ne Organizata 6 ECTS

Kjo lëndë ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e shkathtësive për komunikim efektiv në biznes me anë të të shkruarit, të folurit dhe komunikimit joverbal. Po ashtu, lënda fokusohet në zhvillimin dhe përmirësimin e shkathtësive për punë ekipore dhe shkathtësive negociuese dhe zgjedhjes së konflikteve në biznes. Ky kurs do t’ju pajis me kuptimin themelor të disa temave, më parë se t’ju pajis me kuptim të thellë të tyre. Ky kurs do të përfshijë një spektër të gjerë të konflikteve—që nga konfliktet ndër-personale e deri tek ato ndër-shtetërore. Ky kurs duhet të konsiderohet si një pikë fillimi për të menduar përgjithësisht për konfliktet dhe menaxhimin e konfliktit e jo si një doracak që ofron të gjitha përgjigjet. Megjithatë, shumica e elementeve të konfliktit dhe dinamika e saj është e njejtë pa marrë parasysh nëse jemi duke u marrur me konflikte ndër-personale apo ndërkombëtare. Përfundimet e dalura nga një nivel të bashkëveprimit shoqëror mund të jenë të lidhura me një tjetër.

Menaxhimi i vlerës dhe zinxhirit të furnizimit 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është që të ju ofrojë studentëve njohuri themelore të furnizimit dhe rolin e menaxhimit të vlerës dhe zinxhirit të ekonomisë globale në përgjithësi me theks të veçantë zhvillimin e Menaxhimit të Vlerës dhe Zinxhirit të Furnizimit dhe zhvillimin e Bizneseve/ndërmarrjeve në përgjithësi, duke stimuluar të menduarin kritik mbi temat e arsyetimit ekonomik, negociatat ë biznesit dhe mundësive për rritjen e menaxhimit Furnizues.

Viti II

Semestri III
Menaxhim Strategjik i Avancuar 8 ECTS

Qëllimi parësor i kësaj lënde është që:
• Të mësojë dhe përgatitë studentët se si të analizojnë një firmë, të vlerësojnë pozitën e saj strategjike në treg dhe të ofrojnë rekomandime strategjike për korporatën, me qëllim të fuqizimit të përparësive të qëndrueshme konkurruese në treg. Njëkohësisht, të ofrojë njohuritë se sa i rëndësishëm është pozicionimi strategjik i firmës dhe shfrytëzimi i resurseve të brendshme dhe aftësive të sajë që ka,
• Të ofrojë mundësitë dhe analizat e domosdoshme se si krijohet vlera e re e kompanisë dhe arritja e suksesit në tregjet me një konkurrencë të ashpër, nëpërmjet formulimit dhe ekzekutimit të strategjisë me qëllim të realizimit të objektivave të firmës,
• Të ofrojë njohuritë për një numër të caktuar mjetesh dhe metodash analitike dhe konceptuale që janë më se të domosdoshme për të formuluar dhe zbatuar strategjitë konkurruese reale, të bazuara në karakteristika specifike të industrisë dhe konsistente njëkohësisht me mundësitë dhe resurset e disponueshme për menaxhmentin e kompanisë,
• Të ofrojë kuptimin dhe burimin e përparësive brenda industrisë e më gjerë me qëllim të adoptimit të strategjisë së firmës ndaj ndryshimeve ekonomike globale,
• Të tentojmë për të ofruar përgjigje se pse disa kompani janë të suksesshme në treg dhe disa të tjera dështojnë.

Menaxhimi i sjelljes organizative 8 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është njohja e studentëve dhe aftësimi i tyre për menaxhimin e sjelljes organizative. Duke pas ne konsideratë se Sjellja Organizative është ndër lëndët e formimit bazë të personit që do të punojë në pozita udhëheqëse, qëllimi i saj është që studenti të mësojë se si ta kuptojë sjelljen e punëtorëve, grupeve dhe organizatës duke synuar qe përmes kësaj njohje te dije te marre vendime qe do te ndikojnë të arrihet efektivitet më i madh me përdorimin e burimeve dhe sjelljeve njerëzore.

Seminar përgatitor për temën master 8 ECTS

Qëllimi i përgjithshëm i këtij kursi është që t’u ofrojë studentëve mundësinë praktike për ta përmirësuar aftësinë e tyre për të shkruar projekt-tezën dhe tezën e masterit. Qëllimet specifike të kursit janë të aftësojë studentët në këta komponentë:
– Si të shkruaj;
– Identifikimi i problemit kërkimor në mënyrë të qartë, duke e fokusuar në problematikat e tezës;
– Përzgjedhja dhe organizimi i literaturës së duhur dhe konkrete të tezës së hulumtimit;
– Struktura e citimeve;
– Struktura e punimit;
– Hartimi i pyetjeve kërkimore e hipotezave për problemin kërkimor që trajton;
– Përdorimi i metodave dhe instrumenteve të duhura në raport me objektin dhe terrenin e studimit;
– Strukturimi i informacionit të grumbulluar;
– Interpretimi statistikorë dhe analizave empirike

Lëndë Zgjedhore Fakultative (zgjidhet 1 nga 3 lëndë të ofruara)

Biznesi Digjital 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është për të kuptuar kalimin në formën e re të të bërit biznesit – biznesi elektronik. Të kuptojnë aspektet ekonomike, teknike, organizative dhe sociologjike të ndryshimeve në kalimin në tregtinë elektronike. Për të kuptuar strategjinë kryesore dhe modelet e reja të biznesit në tregtinë elektronike. Pasi që studentët të kenë përfunduar me sukses këtë modul, do të jeni në gjendje të demonstroni njohuri dhe të zbatojnë se si bëhet:
• Të bëjnë ngritjen dhe zhvillimin e konceptit të biznesit dixhital;
• Të bëjnë zhvillimin e avantazhit konkurrues përmes teknologjisë;
• Të përcjellin tendencat bashkëkohore dhe teknologjia në bizneset dixhitale;
• Të ndjekin kriteret për zhvillimin e një plani të suksesshëm të transformimit dixhital dhe prezantimit.
• Të implementojnë teknologjitë më të reja në bizneset ku menaxhojnë.

Menaxhimi i marketingut të Shërbimeve 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është njohja e studentëve me marketingun si fenomen bashkëkohor shoqëror dhe ekonomik. Arritja e njohurive për rolin e Marketingut dhe elementeve themelore te tij ne zhvillimin e biznesit në industrisë financiare, konkretisht ne banka dhe në lëmit e ndryshme. Përvetësimi i këtij programi mësimor, ju mundëson studentëve të përfitojnë në ngritjen e aftësive të tyre për studimet e mëtejme dhe pune te pavarur shkencore dhe profesionale ne lëmi.
• Kuptimi i parimeve themelore mbi të cilat zhvillohet dhe funksionon marketingu ne biznesin e Industrisë Financiare.
• Kuptimi i ndërveprimit të industrisë financiare me veprimtaritë tjera te ekonomisë.
• Mënyrën bashkëkohore të marketingut ne treg dhe ne përgjithësi ne Biznes.
• Do te jete ne gjendje te projekton një plan për marketingun e biznesit Bankar,
• Do te jete ne gjendje qe te zhvillon aktivitetin e Marketingut te ndërmarrjeve në mënyrë të pavarur.

Menaxhimi i Cilësisë 6 ECTS

Kursi synon të përmbushë njohuritë në fushën e kontrollit të cilësisë dhe do të sigurojë një pikëpamje të plotë të fushës së kontrollit të cilësisë me fokus të veçantë në parimet, metodologjitë dhe teknikat për menaxhimin e cilësisë. Pas kursit të përfunduar, studenti do të jetë në gjendje të:
– të zbatojnë parimet themelore, metodologjitë dhe teknikat për cilësi.
– menaxhimi dhe me një perspektivë sistemesh identifikojnë situatat kur këto mund të kontribuojnë në zhvillim përmes përmirësimit të produkteve dhe proceseve.
– planifikojë dhe kryejë projekte për përmirësimin e cilësisë në lidhje me kontrollin statistikor të cilësisë, hartimin e eksperimenteve, zhvillimin e produktit dhe zhvillimin e procesit.
– vlerësojnë dhe analizojnë informacionin e procesit në mënyrë që të identifikojnë dhe zgjidhin në mënyrë sistematike problemet e lidhura me cilësinë brenda industrisë dhe shërbimit, etj.

Semestri IV
Tema e diplomës MA 30 ECTS