Menaxhment

Qëllimi dhe Profili i Programit

Programi BA në Menaxhment synon të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme për të drejtuar biznese, korporata dhe institucione të tjera private e publike, duke u fokusuar në menaxhimin strategjik dhe operacional me theks të veçantë në burimet njerëzore, projektet, financat, strukturat organizative dhe menaxhimin e sistemeve digjitale.

Studentët që ndjekin studimet në nivelin BA në Menaxhment do të pajisen me aftësi konkurruese menaxheriale për tregun e punës në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Misioni

Misioni i programit BA Menaxhment është: “mes metodave bashkëkohore të mësimdhënies të pajisë studentët me njohuri dhe aftësi në menaxhim, lidership dhe vendimmarrje inovative të bazuar në kërkime të argumentuara, duke i bërë ata kompetentë për të ofruar zgjidhje krijuese për komunitetin, zhvillimin ekonomik dhe shoqërinë në tërësi.”

Bartёsit e programit tё studimit:

Rezultatet e tё nxёnit

Pas përfundimit me sukses të programit BA Menaxhment, studentët do të kenë fituar një gamë të gjerë njohurish, shkathtësish dhe kompetencash si nё vijim:

Njohuri:

Shkathtësi:

Kompetenca:

Pranimi nё studime

Studimet Bachelor kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 200 studentë për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.

Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në programin BA Menaxhment zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.

Niveli dhe Grada Akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor i Arteve në Menaxhment.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Programi BA Menaxhment është konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë për të udhëhequr, organizuar dhe zhvilluar biznese, institucione publike dhe private, duke kombinuar njohuritë teorike me aftësitë praktike në fushat e menaxhimit strategjik, lidershipit, menaxhimit të burimeve njerëzore, financave, projekteve dhe inovacionit organizativ.

Studentët përgatiten për pozita profesionale të nivelit të parë si menaxherë të përgjithshëm, menaxherë të projekteve, menaxherë të burimeve njerëzore, menaxherë të operacioneve dhe logjistikës, këshilltarë për zhvillimin e organizatave, analistë të performancës, si dhe sipërmarrës që ndërtojnë dhe udhëheqin biznese të reja inovative në tregun lokal dhe ndërkombëtar.

Metodat e vlerësimit

Në programin BA Menaxhment, rezultatet e të nxënit vlerësohen përmes një kombinimi të metodave të vlerësimit, të cilat synojnë të matin njohuritë teorike dhe aftësitë praktike të studentëve. Këto metoda përfshijnë provime me shkrim, vlerësim të aftësive praktike, punë kërkimore, detyra individuale apo në grup, si dhe prezantime.

Përveç vlerësimit përmbledhës, programi integron edhe vlerësimin formativ, i cili mbështet zhvillimin e vazhdueshëm të studentëve. Vlerësimi formativ realizohet përmes diskutimeve në grup, komenteve nga profesori ose studentët për detyra të shkurtra, pyetjeve me zgjedhje të shumëfishta dhe studimeve të rasteve.

Studentët marrin gjithashtu komente dhe udhëzime të rregullta gjatë ligjëratave, seminareve, orarit të konsultimeve, si dhe përmes komunikimit elektronik, duke siguruar kështu mbështetje të vazhdueshme për përmirësimin e performancës së tyre akademike.

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <14% PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >90% SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Mikroekonomia I – 7 ECTS
Matematika për Ekonomi dhe Biznes – 7 ECTS
Gjuha Angleze I – 6 ECTS
Informatika – 5 ECTS
Kontabiliteti në Biznes – 5 ECTS
Etika në Biznes – 5 ECTS
Makroekonomia – 7 ECTS
Statistika për Ekonomi dhe Biznes – 7 ECTS
Kontabiliteti – 6 ECTS
Komunikimi i Biznesit dhe Shkrimi Akademik – 5 ECTS
E Drejta e Biznesit – 5 ECTS
Historia e Mendimit Ekonomik – 5 ECTS
Gjuha Angleze II – 5 ECTS

Viti II

Menaxhimi – 7 ECTS
Vendimmarrja dhe Menaxhimi i Riskut – 7 ECTS
Menaxhimi Financiar – 6 ECTS
Marketingu – 5 ECTS
Ekonomia Menaxheriale – 5 ECTS
Integrimet Ekonomike Evropiane – 5 ECTS
Kontabiliteti Financiar – 5 ECTS
Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit – 7 ECTS
Ndërmarrësi dhe Menaxhimi i NVM-ve – 7 ECTS
Lidershipi – 6 ECTS
Biznesi Ndërkombëtar – 5 ECTS
Trendët e Globalizimit – 5 ECTS
Financat Publike – 5 ECTS
Menaxhimi Mjedisor – 5 ECTS

Viti III

Menaxhimi i Operacioneve – 7 ECTS
Kontabiliteti Menaxherial – 7 ECTS
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore – 6 ECTS
Zhvillimi i Karrierës – 5 ECTS
Biznesi Digjital – 5 ECTS
Hyrje në Inteligjencën Artificiale në Biznes – 5 ECTS
Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit – 5 ECTS
Kërkimi i Tregut – 5 ECTS
Menaxhimi i Projekteve – 7 ECTS
Menaxhimi Strategjik – 7 ECTS
Tema e Diplomës – 6 ECTS
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionit – 5 ECTS
Sjellja Organizative – 5 ECTS
Ligjet Komerciale dhe Tatimet në Kosovë – 5 ECTS
Informacioni dhe Ekonomia Digjitale – 5 ECTS
Menaxhimi i Investimeve dhe Institucioneve Financiare – 5 ECTS