Ekonomik

Fakulteti Ekonomik në AAB, si njëri ndër Fakultetet më të mira jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, ka qëllim primar që përmes programeve të veta studimore t’izhvillojë te studentët shkathtësitë që do ta ndërlidhin Ekonomiksin, Biznesin, Menaxhmentin dhe Teknologjinë Informative si disiplina kryesore që ndërveprojnë në ekonominë globale dhe që luajnë një rol kyç në krijimin e aftësive esenciale për bizneset dhe organizatat e tjera.

Përparësia jonë është mësimdhënia cilësore dhe hulumtimi që bëhen të mundura vetëm përmes zbatimit të një raporti efektiv mësimdhënës – student, qasja në teknologjinë e re dhe në resurset online, si dhe përkrahja për studentin. Programet tona synojnë jo vetëm t’i riparojnë mangësitë e trashëguara nga sistemi i arsimit fillor dhe atij të mesëm, por po ashtu, t’i përgatisin studentët për një treg global e konkurrues.

Komponenti hulumtues dhe përkushtimi për të garantuar cilësinë e programeve tona arsimore paraqet një përparësi konkurruese për Institucionin e Arsimit Universitar AAB.

Studentët do të përcjellin module të veçanta dhe do të përgatiten me shkathtësi teorike dhe praktike me një fleksibilitet që stimulon aftësitë kreative të tyre. Aktualisht në AAB funksionojnë këto programe të Fakultetit Ekonomik:

Stafi administrativ