Gjuhë të Huaja

Misioni i Fakultetit të Gjuhës Angleze është të përgatisë me sukses studentët e regjistruar në Program për tregun e punës dhe/ose studime të avancuara në AAB apo jashtë vendit.

Programi i Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB ofron një kurrikul që u përshtatet kërkesave dhe nevojave të shoqërisë së sotme. Njohja e gjuhës përbën gurthemel në zhvillimin e Kosovës drejt një shoqërie perëndimore. Për shkak të mobilitetit në rritje të popullatës dhe përshkallëzimit të kontakteve ndërkombëtare, në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane, kompetencat në gjuhën angleze dhe shkathtësitë gjuhësore në më shumë se një gjuhë janë bërë anë të forta me vlerë në tregun e punës në Kosovë.

Programi i ofruar ka orientim si shkencor, ashtu dhe praktik. Profili i përgjithshëm i gjuhës angleze ofrohet përmes ecurisë filologjike. Njohuritë dhe shkathtësitë e fituara nëpërmjet këtij profili deri në diplomim jo vetëm janë të shpërndara në disiplinat tradicionale, por mund konsiderohen edhe si kompetenca të përgjithshme që lehtësojnë punësimin e studentëve pas largimit nga AAB.

Përmes kurseve të ofruara në këtë drejtim, studentët zhvillojnë kompetenca të zgjidhjes së problemeve dhe shkathtësi superiore të komunikimit, të cilat janë të zbatueshme në një gamë të gjerë karrierash dhe sigurojnë perspektivë të shkëlqyer për punësim.

Fakultetet i Gjuhës Angleze i AAB-së,është i shpërndarë gjeografikisht në tre kampuset: Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.