Programi i përshtatet nevojës gjithnjë në rritje për specialistë mjaft të kualifikuar të gjuhës angleze (hulumtues, mësues, redaktorë, etj.) dhe përkthyes e interpretë profesionalë të gjuhës angleze në një gamë të gjerë industrish dhe kontekstesh. Kurrikula e programit ofron kurse të balancuara në teori dhe praktikë, që garantojnë përgatitjen e ekspertëve të aftë për t’i zbatuar njohuritë e fituara dhe përvojën praktike në botën reale.
Pas përfundimit me sukses të këtij programi pasuniversitar, studentët do të – zhvillojnë teknika praktike dhe akademike për hulumtim të mëtejshëm në fushat e letërsisë dhe gjuhësisë; – analizojnëdhezbatojnë gjetjet aktuale të hulumtimeve në të nxëniet dhe mësimdhënien e gjuhës angleze; – njohin një gamë të gjerë autorësh dhe veprat e tyre për stilin dhe morinëe tematikave të mëveçme tëtyre, dhe t’i zbatojnë këto njohuri në punën e tyre si kritikë letrarë, shkrimtarë, lektorë, etj.; – hulumtojnë me efikasitet dhe njohin nga afër terminologjinë e specializuar të fushave të reja lëndore me qëllim të përkthimit dhe interpretimit; – ndërmarrin përkthim të pavarur të një morie të gjerë tekstesh institucionale dhe teknike me standard profesional; – zotërojnë të gjitha njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për të vazhduar studimet dhe hulumtimet e mëtejshme në nivelin e doktoraturës. .
Me rastin e përfundimit të studimeve, kandidati fiton thirrjen:
– Master i Arteve (MA) në Gjuhën Angleze
2 vjet, 4 semestra (3+2)
Kursi ofron një prezantim të përgjithshëm në studimin e gjuhës angleze nga pikëpamja historike dhe filozofike, ai po ashtu ofron një pasqyrë të studimeve të gjuhës angleze që popullojnë globin tonë. Ai përqendrohet në ndryshimet gjuhësore, kontaktin gjuhësor, dhe në veçanti në zhvillimin në një gjuhë ndërkombëtare. Kursi është i dizajnuar që të zhvillohet në mënyrë kronologjike, duke filluar me pyetje të përgjithshme të studimeve gjuhësore përpara se të kalojë në format më të reja të njohura të gjuhës angleze për të vazhduar me në ditët e sotme, duke përfshirë një shikim të mënyrat se si teknologjia ndikon tek gjuha në ndërkohë që iu ofron studentëve mundësinë për të identifikuar dhe shpjeguar se si gjuha ndryshon përgjatë periudhave historike, në ndërkohë që ua kërkon atyre që të demonstrojnë këtë, kursi do të hulumtojë edhe gjuhën si një fenomen shoqëror dhe politik.
Leksikologji dhe Etimologji është një prej kurseve themelore të linguistikës teorike. Ky kurs adreson çështjet thelbësore të leksikologjisë së përgjithshme dhe Etimologjisë ose Origjinës së Fjalëve. Kursi ofron te kuptuarit e leksikut si një tërësi sistematike, zhvillimin e tij, teoritë më të reja mbi proceset. Kursi përqendrohet në njësinë bazë të gjuhës – fjalën (leksemën), strukturën e saj, domethënien, etimologjinë, variantet. Fjala shikohet në tri aspekte: struktural, semantik dhe funksional. Ka një trajtim tërësorë të fjalëformimit, aspektet e zhvillimit të tij historik, semantik dhe morfologjik. Vëmendje e madhe i kushtohet fjalëve dhe huazimeve. Çështjet leksikografike përfshijnë hyrjet, llojet dhe madhësinë e fjalorëve, shpjegimet, përkthimet, fjalorët kompjuterik, bazat e të dhënave.
Ky kurs ofron një prezantim të përgjithshëm të studimit shkencor të gjuhës. Ai përqendrohet në nën fushat kryesore bazike të linguistikës: morfologji, fonetikë, fonologji, sintaksë, semantikë, pragmatikë, tipologji, universalet dhe variacionet gjuhësore. Studentët do t pajisen njohuritw e metodologjisë tw linguistikës modern. Gjithashtu, ata do të pwrdorin disa mjete, teknika dhe aftësi për analizë linguistike në mënyrë që ata të mund t’a aplikojnë këtë analizë në rastet e reja. Gjatë kursit studentët do të përmirësojë aftësitë analitike duke zgjidhur problemet linguistike.
Ky kurs do të hulumtojë teoritë kryesore të të mësuarit me theks në teorinë konjitive. Gjithashtu, do të shikojë se si secila prej këtyre teorive do të adresojë hulumtimin e ri në fushën e strukturës së trurit, memories dhe të mësuarit, motivimit dhe mësimdhënies. Teoritë konjitive të të mësuarit do të lidhen me praktikat aktuale të mësimdhënies në arsim sot. Kursi Teoritë Konjitive të të Mësuarit do të mbulojnë çështjet kryesore në të mësuarit e gjuhëve nga pikëpamja linguistike. Qëllimet e kursit janë që të përgatisë të diplomuar të cilët do të kenë njohuri të mira të modeleve kryesore në fushën e mësimit të gjuhës së dytë dhe të cilët do të jenë në gjendje që të përdorin këto njohuri për të vlerësuar në mënyrë kritike praktikën profesionale në mësimdhënien e gjuhës. 3. Të përdorin njohuritë e tyre për të ndryshuar kurrikulën duke përfshirë mësimdhënien dhe vlerësimin në sferën e tyre të arsimit.
Objektivi kryesor i kursit është të njoftojë studentët me konceptet themelore të Analizes Kontrastive si dhe kategoritë e tekstit në nivelin kontrastiv. Kursi synon të shpjegoje gjuhësi kontrastive si një qasje e përgjithshme ndaj hulumtimit të gjuhës, me fokus të veçantë në disa zona të gjuhësisë së aplikuar, si ne përkthim dhe mësimdhenie te një gjuhe të huaj. Do të definohen dallimet strukturore midis dy gjuhëve (anglisht dhe shqip dhe anasjelltas) dhe fushat të cilat paraqesin vështirësi në mësimdhënie dhe përkthim nga një gjuhë të huaj do të studiohen më afër.
Ky kurs ofron një gamë të gjerë të opsioneve në letërsinë dhe kulturën e shekujve XX dhe XXI në kuadër të strukturës së studimeve Master për Letërsinë dhe Kulturën moderne dhe bashkëkohore angleze dhe amerikane. Kursi i mundëson studentit të ndërtojë mendimet e veta individuale mbi kontekste kritike, teorike dhe historike që janë të mbeshtetura në njohurite paraprake bazike.
Objektivi kryesor i kursit është të njoftojë studentët me konceptet themelore strukturore dhe semantike te idiomatikes angleze si dhe konceptet e përgjithshme frazeologjike në nivel kontrastiv.Kursi synon të shpjegoje idiomatiken angleze si një qasje e përgjithshme ndaj frazeologjise angleze, me fokus të veçantë në: metaforat në përkthim dhe mësimin e një gjuhe të huaj, krahasime, binomialet, proverbat, eufemizmat, klishetë dhe deklaratat fikse. Do të përcaktohen dallimet strukturore e kuptimore midis dy gjuhëve (anglisht dhe shqip dhe anasjelltas).Kursi i njofton studentët me shprehje angleze nga fusha të ndryshme tematike, të mësuarit e shprehjeve duke përdorur fjalët kyçe dhe klasifikimin e shprehjeve sipas përdorimit të tyre bisedor.
merret me gjashtë autorë anglezë dhe amerikanë, shkrimet e të cilëve shenjojnë ardhjen e modernizmit, elemente të modernizmit të lartë, si dhe letërsi të mesit dhe të fundit të shekullit njëzet. Thomas Hardy përfaqësohet me romanin e tij të mbramë (Jude the Obscure) si dhe si poet në fillim dhe në fund të karrierës së tij letrare. Dy veprat e mbrama dhe më të mira të George Orwell-it ’ (Animal Farm; 1984), që domethënë fabula e tij alegorike me kafshë dhe romani distopik i tij, do të shqyrtohen për fuqinë e tyre unikale për të nxjerrë në pah rreziqet e totalitarizmit, edhe nëse si vepra nuk përbëjnë letërsi të madhe. Seamus Heaney, shkrimtari i tretë ‘anglez’, në të vërtetë irlandez, mbase poeti më i mirë në anglishte në gjysmëshekullin e kaluar, do të lexohet analitikisht përmes disa nga poezive të tij më të mira, si “Digging” (Rrëmihje), një manifest i tij i hershëm poetik, si dhe “Station Island”. Kontingjenti amerikan i shkrimtarëve për këtë lëndë përbëhet nga Mark Twain, T.S. Eliot dhe John Steinbeck. Romani i Twain-it Adventures of Huckleberry Finn (Aventurat e Hakëlberi Finit) do të diskutohet për nocionet e tij të racës dhe të identitetit në kohën e luftës civile në Amerikë, por gjithashtu edhe për teknikat narrative dhe stilin e tij të veçantë. Poeti më me ndikim dhe ndër kritikët më të mëdhenj të shekullit të kaluar, T.S. Eliot, do të studiohet nëpërmjet poezive të mëdha (“The Love Song of Alfred J. Prufrock”; “The Waste Land” ; Kënga dashurore e Alfred J. Prufrokut; Toka e shkretë), që flasin për botën e thyer moderne, sikur edhe eseut të tij “Tradition and the Individual Talent”, (Tradita dhe talenti individual). John Steinbeck do të lexohet nëpërmjet romaneve të tij Of Mice and Men a(Për mijtë dhe njerëzit) dhe The Grapes of Wrath (Vilet e zemërimit), në të cilët rroket me temat e fatit dhe të drejtësisë që prekin njerëizt e nëpërkëmbur. Romani i dytë do të studiohet në klasë me fragmente të zgjedhura.
Synohet për studentët e nivelit Master. Ajo mbulon ne menyre me te detajuar temat në teori të përkthimit: kuptimin dhe përkthimin, aspektet gjuhësore të përkthimit, parimet e përputhshmërisë, lëvizja hermeneutike,natyralizimi dhe tëhuajëzimi, shndërrimet e kohezionit dhe koherencës në përkthim, etj. Materialet përfshijnë temat që do të diskutohen, pyetje testuese dhe tekste të përkthyera që duhen analizuar.
Qëllimi i kësaj lënde është që t’i njohë studentët me parimet dhe konceptet themelore të stilistikës dhe t’i vërë në jetë këto koncepte gjatë analizave të teksteve (kryesisht nga letërsia) . Lëndën do ta përshkojnë pyetje të kahershme të cilat gjithnjë e kanë nxitur kureshtjen e studiuesve: çka është letërsia, si dallohet ligjërimi letrar nga llojet e tjera të ligjërimit, çka e bën gjuhën vepër artistike, çka është literariteti dhe a është i pranishëm vetëm në gjuhën e letërsi – por pa e shndërruar stilistikën në teori prescriptive
Në këtë kurs do të trajtohen konceptet kyçe të teknologjive të përkthimit. Si objektiv i rëndësishëm do të jetë shpjegimi i rolit të digjitalizimit në procesin e përkthimit dhe në automatizimin e këtij procesi. Gjithashtu, ky modul do të trajtojë disa aplikacione softuerike që drejtpërdrejt ndihmojnë në procesin e përkthimit. Një vend të rëndësishëm në këtë modul do të marrin aplikacionet softuerike SDL Trados Studio 2014 dhe Wordfast.
Përshkrimi i kursit: Qëllimi i përgjithshëm i kursit është që studentët të familjarizohen me metodat dhe instrumentet më të aplikueshme të hulumtimit në linguistikën e aplikuar. Në vijim të kësaj, kursi ka synime specifike në mënyrë që studenti të ketë mundësinë që të zgjedh temën, duke u fokusuar në temë dhe të demonstrojë aftësi praktike për të zhvilluar hipotezën ose për të bërë pyetje hulumtuese, të përdorë metodat e duhura hulumtuese, të interpretojë dhe analizojë të dhëna, studenti, gjithashtu, do të mund të nxirrte përfundime.
Kursi do të aplikohet kryesisht, me disa premisa teorike përmes aplikimit. Vëmendje do t’I kushtohet në një sërë temash; konferencash shtypi, seminaresh trajnimi dhe fjalimesh në fusha të ndryshme të tilla si politike, sociale, ekonomike, etj. Studentët do të jenë të ftuar të simulojne konferenca për të praktikuar interpretim të njëpasnjëshem / njëkohshem nën mbikëqyrjen e instruktorit.Kursi ka për qëllim përmirësimin e aftësisë se studentit në përkthim simultan nga anglishtja në shqip dhe te kunderten.
Kursi ne fjale do te pergatise studentet për të kuptuar, strukturuar dhe vënë në praktikë aftësitë e nevojshme për përkthim simultan, te krijojne një portofol të aftësive që konsiderohen si thelbësore në proceset përkthimit;.të bëjnë zgjedhje perkthimi duke e kuptuar thelbin e kushteve leksikore dhe t’i zbatojnë në mënyrë të përshtatshme.
Kursi i Sociolinguistikës është dizajnuar të jetë kurs i avancuar i studimeve gjuhësore në fushën e gjuhës si fenomen social dhe paraqitjeve të saj. Përmes një literature të zgjedhur dhe më të fundit, studentëve të vitit të dytë, u ofrohet kursi i Sociolinguistikës si pjesë e gjuhësisë teorike dhe gjuhësisë së aplikueshme, si studime që po e përjetojnë kulmin e lulëzimit të tyre për shkak të natyrës së kombinuar teorike dhe praktike, meqë studimi i gjuhës në nivel të të qenit fenomen social është një nga dimensioned me interesante dhe më të rëndësishme të studimeve të gjuhësisë aktualisht bashkë me psikolinguistikën dhe gjuhësinë e tekstit.
Ne kete lende studentët do të fitojne një përvojë të thellë permes te lexuarit, diskutimeve, dhe ligjëratave per katër femra bashkëkohore, shkrimtare të mëdha te zgjedhura per kete lende nga tradita letrare e Shteteve të Bashkuara. Që të gjitha vijnë nga vende të njohura por te dallueshme dhe shumëllojshmëria e zërave dhe përvojave te tyre te nxjerra nga kultura bashkëkohore amerikane do të jete me shume interes per studentet.
Puna praktike profesionale ua mundëson studentëve të gjuhës angleze që t’i aplikojnë aftësitë që i kanë mësuar në klasat e tyre. Puna praktikë është jetike. Përvoja në terren ua mundëson studentëve që të ndër-veprojnë dhe punojnë punë reale me profesionist të cilët mund t’i shkëmbejnë përvojat e tyre. Puna praktike po ashtu sfidon studentët që të punojnë nën presionin e detyrës. Përsosmëria është synimi. Studentët e gjuhës angleze mësojnë që të mbledhin informacion, aplikimi i gjuhës në botën reale dhe hulumtimi në situata reale jetësore janë jetike për zhvillimin e të gjithë profesionistëve. Studentët e gjuhës angleze duhet të kenë së paku 6 kredi nga fusha e përvojës profesionale për të diplomuar. Studentët nxiten që të përfundojnë sa më shumë punë praktike që të jetë e mundur për të pasuruar rezymenë gjë që do të rezultojë në punësim pas diplomimit. Studentët mund ta kryejnë punën praktike dhe të MOS i marrin kreditë. Por, nëse një student dëshiron që të merr kreditë e nevojshme ai duhet të përfundojë një aktivitet të punës praktike në situata të ndryshme për t’i fituar kreditë. Studentët duhet të kryejnë punë që ka të bëjë me gjuhën në punën e tyre praktike. Nëse nuk janë të sigurt se çka është e pranueshme.
Përshkrimi i kursit: Qëllimi i këtij kursi është që t’i udhëheq studentët në përgatitjen e një propozimi të shkëlqyer dhe të miratuar për temën e masterit në formatin standard i cili përmban specifikat e kërkuara për hulumtimin e masterit, sipas politikave të Universitetit të AAB-së, dhe të barasvlershme me institucionet e tjera të arsimit të lartë në mbarë botën. Ky kurs është i menduar për të udhëhequr studentët e të gjitha disiplinave që janë para diplomimit nëpër fazat e përgatitjes së Tezës së Masterit. Temat përfshijnë planifikimin, hulumtimin dhe dokumentimin, stilin e prozës dhe redaktimin, dizajnin e dokumentit, etikën, abstraktet dhe prezantimin oral. Studentët do të njoftohen edhe me temat e hulumtimit, mënyrat për inkuadrimin e argumenteve, dhe të japin ide jashtë fushës së tyre të studimit, të cilat do t’iu ndihmojnë që të zhvillojnë një perspektivë më ndërdisiplinore.