Programi Master në Fitnes dhe Nutricion synon të përgatisë studentët për të ndjekur një karrierë në fushën e fitnesit, mirëqenies dhe nutricionit sipas standardeve më të larta të shërbimit të klientit dhe etikës profesionale. Programi përgatit studentët të krijojnë plane afatgjata për përmirësimin e nivelit stërvitorë të klientit përmes aktivitetit fizik, dietës dhe ushqimit dhe të ofrojë udhëzime në çdo hap derisa të arrihen objektivat. Kjo do t’u provojë punëdhënësve potencialë kuadro të përgatitur mirë që tu shërbejnë individëve të të gjitha niveleve shëndetësore dhe do të sigurojë përgatitje për tu marr me një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me aspekte shëndetësore.
Kolegji AAB si institucioni më i madh jopublik në Kosovë ka mision që të sigurojë programe të larmishme të arsimit të lartë për tregun e punës në Kosovë dhe më gjerë. AAB synon gjithashtu të avancojë dhe shpërndajë njohuritë për të përmirësuar mirëqenien dhe shëndetin e popullatës, si dhe për të siguruar një mjedis që rezulton në lëvizjen sociale. Në këtë drejtim, programi i studimit MA Fitnes dhe Nutricion synon të përmbushë misionin e përgjithshëm të Kolegjit AAB duke kontribuar në tërësinë e programeve të studimit të ofruara. Misioni i Programit Master në Fitness dhe Nutricion është të zhvillojë burime njerëzore për të përmbushur nevojat e popullatës për shërbime shëndetësore. Ky program u mundëson studentëve përvetësimin e njohurive, shkathtësive dhe kompetencave në lidhje me ofrimin e cilësisë më të mirë për shërbime të fitnesit dhe nutricionit, në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e popullatës në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit.
Në aspektin e përgjithshëm, me përfundimin e programit të studimeve MA në Fitnes dhe Nutricion, studentët do të fitojnë kompetencat si në vijim:
Ndërsa, me përfundimin e programit MA Fitnes dhe Nutricion, studentët do të jenë në gjendje të:
Programi i Studimit MA në Fitnes dhe Nutricion është program i nivelit Master (MA), përkatësisht i nivelit VII të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK-së).
Studimet në Programin MA Fitnes dhe Nutricion zgjasin 1 vit, 60 ECTS me gjithsejtë 2 semestra.
Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.
Ky program i studimit ka akreditim valid deri më datën 30.09.2024