Fitnes dhe Nutricion

Qëllimi dhe profili i programit

Programi Master në Fitnes dhe Nutricion synon të përgatisë studentët për të ndjekur një karrierë në fushën e fitnesit, mirëqenies dhe nutricionit sipas standardeve më të larta të shërbimit të klientit dhe etikës profesionale. Programi përgatit studentët të krijojnë plane afatgjata për përmirësimin e nivelit stërvitorë të klientit përmes aktivitetit fizik, dietës dhe ushqimit dhe të ofrojë udhëzime në çdo hap derisa të arrihen objektivat. Kjo do t’u provojë punëdhënësve potencialë kuadro të përgatitur mirë që tu shërbejnë individëve të të gjitha niveleve shëndetësore dhe do të sigurojë përgatitje për tu marr me një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me aspekte shëndetësore.

Kolegji AAB si institucioni më i madh jopublik në Kosovë ka mision që të sigurojë programe të larmishme të arsimit të lartë për tregun e punës në Kosovë dhe më gjerë. AAB synon gjithashtu të avancojë dhe shpërndajë njohuritë për të përmirësuar mirëqenien dhe shëndetin e popullatës, si dhe për të siguruar një mjedis që rezulton në lëvizjen sociale. Në këtë drejtim, programi i studimit MA Fitnes dhe Nutricion synon të përmbushë misionin e përgjithshëm të Kolegjit AAB duke kontribuar në tërësinë e programeve të studimit të ofruara. Misioni i Programit Master në Fitness dhe Nutricion është të zhvillojë burime njerëzore për të përmbushur nevojat e popullatës për shërbime shëndetësore. Ky program u mundëson studentëve përvetësimin e njohurive, shkathtësive dhe kompetencave në lidhje me ofrimin e cilësisë më të mirë për shërbime të fitnesit dhe nutricionit, në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e popullatës në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit.

Rezultatet e të nxënësit

Në aspektin e përgjithshëm, me përfundimin e programit të studimeve MA në Fitnes dhe Nutricion, studentët do të fitojnë kompetencat si në vijim: 

 

  • Kompetencat e përgjithshme:
  • Shkathtësia e punës ekipore dhe e komunikimit të mirë;
  • Përdorimi fleksibil i njohurive në praktikë;
  • Njohja e zhvillimit psikologjik; 
  • Aftësi të përgjithshme organizative;
  • Njohja e etikës dhe kodeksit të fushës profesionale;
  • Komunikimi në gjuhë të huaj;
  • Njohja e ndihmës së parë.

  • Kompetencat specifike të lëndëve:

  • Njohja e pikëpamjeve shëndetësore të sportit;
  • Njohja e pikëpamjeve themelore anatomike te ushtrimeve;
  • Aftësia për planifikim, organizim, realizim dhe kontroll të treningut në sport;
  • Njohuri bazike e parimeve te nutricionit në sport;
  • Shkathtësi për planifikimin, organizimin, impelementimin dhe menaxhimin e treningut sportiv; 
  • Aftësimi për punë me teknologji moderne në sport dhe të ushtruar.

Ndërsa, me përfundimin e programit MA Fitnes dhe Nutricion, studentët do të jenë në gjendje të:

  • përshkruajnë parimet e shëndetit dhe mirëqenies nga një perspektivë shumëdimensionale dhe ndërdisiplinore; 
  • mendojnë dhe veprojnë etikisht në kontekstin e shëndetit, të ushqyerit dhe shëndetit; 
  • demonstrojnë një shumëllojshmëri të strategjive të komunikimit në arsimin shëndetësor me kategori të ndryshme; 
  • demonstrojnë aftësi në vlerësimin e përbërësve shëndetësorë të aftësisë fizike; 
  • zhvillojnë, zbatojnë dhe vlerësojnë programe të aktivitetit fizik për individë në dukje të shëndetshëm dhe individë me gjendje specifike mjekësore; 
  • shpjegojë përfitimet e aktivitetit fizik dhe të ushqyerit për shëndetin dhe cilësinë e jetës; 
  • interpretojë dhe zbatojë konceptet e shkencës së nutricionit për të përmirësuar shëndetin e individëve dhe komuniteteve; 
  • hartojë në mënyrë të pavarur eksperimente dhe strategji kërkimore efektive duke kryer një projekt kërkimor.

Niveli dhe grada akademike

Programi i Studimit MA në Fitnes dhe Nutricion është program i nivelit Master (MA), përkatësisht i nivelit VII të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK-së). 

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet në Programin MA Fitnes dhe Nutricion zgjasin 1 vit, 60 ECTS me gjithsejtë 2 semestra. 

Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.

Viti I

Semestri I
Anatomia e Njeriut 6 ECTS
Hartimi i Programit stërvitorë 6 ECTS
Testimi dhe Përshkrimi i Ushtrimeve 7 ECTS
Bazat e Nutricionit në Sport 6 ECTS
Përgatitja Fizike 5 ECTS
Teknologjia Informative në Sport (ICT) 5 ECTS
Semestri II
Metodologjia e Hulumtimit Shkencorë 5 ECTS
Praktika dhe Intershipi 5 ECTS
Lënda zgjedhore 5 ECTS
Psikologjia e Motivimit në Sport
Nutricioni për qëllime specifike
Teza e Masterit ( Projekti aplikativ hulutmues) 15 ECTS