Programi BA Psikologji ka për qëllim që të përgatisë studentët me njohuri gjithëpërfshirëse në fushën e psikologjisë, me aftësitë e nevojshme për të aplikuar njohuritë në praktikë dhe me qasjet pozitive në drejtim të profesionit të zgjedhur. Programi i studimit BA Psikologji i ndihmon studentëve që të kuptojnë veten e tyre dhe të tjerët përmes të mësuarit të aspekteve të sjelljes njerëzore që do t’i ndihmojë atyre në jetën e përditshme, përfshirë interkasionet me të tjerët, aftësinë për të përballur stresin dhe të kuptuarit e shkaqeve të çrregullimeve psikologjike.
Misioni i programit BA Psikologji është “përmes metodologjive të avancuara të mësimdhënies dhe metodologjive të kërkimit shkencor tё pajis studentët me njohuri, shkathtësi dhe kompetenca në fushën e psikologjisë. Më tutje, ky program u ofron mundësi të shkëlqyeshme studentëve që të zhvillojnë të menduarit kritik dhe analitik, aftësi të komunikimit, aftësi njohëse dhe sjellje etike dhe të aplikojnë këtë njohuri tek llojet e ndryshme të karrierave të tyre dhe kështu të kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit”.
Pas përfundimit me sukses tё programit tё studimit, studentёt do tё jenë nё gjendje tё demonstrojnё këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:
Njohuri:
Shkathtësi:
Kompetenca:
Studimet Bachelor kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:
Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 300 studentë për vit akademik.
Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.
Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.
Studimet zgjasin 3 vite me gjithsej 6 semestra, ndërsa numri i përgjithshëm i ECTS-ve është 180.
Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor i Arteve BA në Psikologji.
Studentët që do t’i përfundojnë me sukses studimet në Psikologji do të përfitojnë aftësi akademike dhe profesionale të cilat do t’u mundësojnë atyre që të punësohen e të kontribuojnë në një shumëllojshmëri të gjerë të konteksteve të ndryshme të punësimit, duke përfshirë kontekstin klinik, organizativ, arsimor, pa përjashtuar edhe kontekstin kërkimor, si në sektorin publik ashtu dhe atë privat.
Tё diplomuarit mund tё punojnë në sektorë të tregut të punës, si p.sh.: në institucione për fëmijë me nevoja të veçanta, në qendra rehabilitimi nga traumat, në shërbimet sociale dhe familjare, në qendra për orientim në karrierë etj.
Vlerësimi i studentëve realizohet përmes formave tё ndryshme tё vlerësimit tё vazhdueshëm përfshirë teste me shkrim, ese, prezantime me gojë, si dhe punime individuale dhe grupore. Format e vlerësimit përcaktohen paraprakisht dhe dokumentohen në syllabusin e secilës lëndë, duke siguruar transparencë dhe konsistencë në procesin e vlerësimit.
Procesi i vlerësimit mbështetet gjithashtu në dhënien e feedback-ut të rregullt nga mësimdhënësit, i cili u mundëson studentëve të kuptojnë progresin e tyre, të identifikojnë pikat e forta dhe fushat për përmirësim, si dhe të rrisin cilësinë e shkrimit akademik dhe aftësitë e prezantimit përmes eseve dhe paraqitjeve të tyre.
BRAKTISJA E STUDIMEVE <10% PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >90% SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 9.0
Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.
Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:
Nocionet Themelore të Psikologjisë është një kurs që përmban fusha të ndryshme të psikologjisë. Duke filluar nga njoftimi me degët dhe drejtimet psikologjike, historikun e zhvillimit të Psikologjisë si shkencë, perceptimi dhe ndijimi, të mësuarit, kujtesa dhe imagjinata, të menduarit, personaliteti, frustracioni dhe temperamenti.
Gjatë këtij kursi do të prezantohen teori të ndryshme mbi personalitetin, si teoritë klasike ashtu edhe ato kontemporane, do të diskutohet mbi zhvillimin dhe strukturën e personalitetit dhe metodat e studimit të personalitetit. Do të diskutohen teoritë më eminente dhe do të bëhen krahasime në mes të teorive të ndryshme.
Ky kurs synon të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e studentëve në fushën e ndërveprimeve ndërpersonale. Përmes temave që përfshijnë komunikimin, intimitetin, dashurinë, konfliktin, dhe shpërndarjen e fuqisë në marrëdhënie, studentët pajisen me bazat teorike dhe praktike për rolin e marrëdhënieve të shëndetshme në shëndetin mendor.
Lënda Gjuhë angleze synon që t’u ofrojë studentëve mundësi për të mësuar gjuhën e folur dhe të shkruar angleze në mënyrë që t’i pajisë ata me një mjet të fuqishëm dhe shumë të dobishëm për realizimin e detyrave të tyre që do t’u dalin në të ardhmen si rrjedhojë e angazhimit profesional.
Lënda Shkrimi Akademik përfshin metodat e mësimdhënies dhe studimit në nivelin teorik dhe praktik. Kjo lëndë ka për qëllim kryesor të demonstrojë shkathtësitë, njohuritë dhe dijen e sistemuar për format e shkrimit akademik siç mund të jenë punimet seminarike apo i diplomës.
Ky kurs ka për qëllim të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e studentëve në kuptimin e proceseve kognitive. Përmes eksplorimit të këtyre proceseve, studentët mësojnë të analizojnë mënyrën si përpunojmë informacionin dhe si e përdorim atë për zgjidhjen e problemeve, marrjen e vendimeve dhe ndërveprimet me botën.
Ky kurs synon të njoftoj studentët me konceptet kyçe të hulumtimit kauntiativ, si variablat, hipotezat, dizajnet hulumtuese dhe metodat e mbledhjes së të dhënave. Studentët do të mësojnë të zhvillojnë mjete hulumtimi të besueshme dhe valide, të analizojnë të dhëna dhe të zbatojnë standarde etike në kërkim shkencor.
Ky kurs është i orientuar drejt zhvillimit të aftësive gjuhësore dhe akademike në fushën e psikologjisë, me fokus të veçantë në terminologjinë e fushës së psikologjisë. Synon të përmirësojë të kuptuarit akademik dhe të nxisë aftësinë për të diskutuar në mënyrë të qartë mbi çështje psikologjike në kontekste ndërkombëtare.
Ky kurs ofron një hyrje në fushën e këshillimit psikologjik, duke prezantuar konceptet themelore, teoritë kryesore dhe qasjet terapeutike që përdoren në praktikë. Studentët do të njihen me procesin e këshillimit, çështjet etike, rolin e terapistit dhe rëndësinë e komunikimit empatik, si dhe do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë themelore të këshillimit.
Ky kurs synon thellimin e njohurive psikologjike për të përmirësuar cilësinë sportive dhe mirëqenien e sportistëve. Studentët do të mësojnë për motivacionin, stresin, agresivitetin, përgatitjen psikologjike dhe dinamikat e grupeve sportive, si dhe për faktorë të rëndësishëm si dopingun dhe higjienën në edukimin fizik.
Ky kurs ofron një hyrje në studimin e kreativitetit, që përfshin aspekte të personalitetit, njohjes, biologjisë dhe konteksteve zhvillimore e sociale. Studentët do të njihen me konceptet, teoritë dhe hulumtimet kryesore mbi kreativitetin, si dhe me mënyrat efektive për ta nxitur atë, veçanërisht te fëmijët me dhunti.
Ky kurs ofron njohuri mbi zhvillimin njerëzor nga periudha prenatale deri në adoleshencë. Studentët do të njihen me teoritë zhvillimore kryesore, fazat dhe fushat e zhvillimit biologjik, kognitiv, gjuhësor, emocional dhe social, duke përfshirë edhe faktorët biologjikë, gjenetikë dhe socialë që ndikojnë në zhvillim.
Ky kurs ofron një hyrje në konceptet dhe teoritë themelore që shpjegojnë sjelljen e individit në kontekstin social. Studentët do të zhvillojnë aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe për të analizuar faktorët që ndikojnë në qëndrime, atribuime, ndikim social, paragjykime, sjellje prosociale dhe agresivitet.
Ky kurs ka për qëllim të pajisë studentët me njohuri themelore dhe aftësi praktike në fushën e metodologjisë kualitative të hulumtimit. Studentët do të mësojnë të formulojnë pyetje kërkimore, të mbledhin, analizojnë dhe interpretojnë të dhëna kualitative, si dhe të raportojnë gjetjet në mënyrë të strukturuar dhe etike.
Ky kurs do të japë një pasqyrë aktuale të studimeve dhe teorive lidhur me të mësuarit, duke theksuar konceptet kryesore të teorive kognitiviste, bihejvioriste, sociale, personale, konstruktiviste të të mësuarit, por gjithashtu edhe marrëdhëniet mes teorive, hulumtimit dhe praktikave. Studentët pritet të kuptojnë perspektivat teorike në lidhje me të mësuarit.
Ky kurs ofron një hyrje në konceptin e inteligjencës emocionale (IE), përfshirë aftësinë për të njohur, kuptuar dhe menaxhuar emocionet personale dhe ato të të tjerëve. Studentët do të njihen me modelet kryesore të IE, lidhjen me personalitetin, emocionet, racionalitetin, si dhe me ndikimin e saj në shëndet mendor.
Ky kurs synon të pajisë studentët me shkathtësitë bazë të dëgjimit verbal dhe joverbal, të cilat përmirësojnë komunikimin ndërpersonal dhe janë thelbësore në praktikat terapeutike. Studentët do të mësojnë teknika dhe strategji për ndërtimin e marrëdhënieve terapeutike efektive, duke përdorur empatinë, mendueshmërinë dhe përpikërinë gjatë seancave me klientët.
Ky kurs ofron informacione në lidhje me zhvillimin njerëzor nga mosha e rritur deri ne vdekje, duke u fokusuar në aspekte psikologjike, psiko-sociale, forcat fiziologjike, kulturore dhe faktorë tjerë mjedisorë. Studentët do të kenë mundësi të shqyrtojnë hulumtime dhe teori për të shpjeguar rritjen e njeriut dhe ndryshimin në moshë.
Ky kurs ofron njohuri bazë mbi statistikat dhe teknikat themelore të analizës statistikore, me fokus aplikimin e tyre në psikologji. Studentët do të mësojnë të kuptojnë, analizojnë dhe interpretojnë të dhënat statistikore, si dhe të përdorin softuerë për analiza bazë statistikore.
Kjo lëndë synon t’i pajisë studentët me njohuri themelore në fushën e patologjive mendore. Studentët do të jenë në gjendje të identifikojnë anamnezën, simptomatologjinë, aspektet neurobiologjike dhe format kryesore të trajtimit të shumicës së çrregullimeve mendore, si dhe do të kenë një kuptim të qartë të dallimit midis normalitetit dhe anormalitetit.
Ky kurs përdor një qasje ndërdisiplinore për të studiuar shëndetin mendor, duke shqyrtuar faktorët kontekstualë, modelet e shpërndarjes, dhe sistemet shëndetësore. Fokus kryesor është kuptimi i përcaktuesve socialë dhe analizimi i çështjeve nga perspektiva e shëndetit publik, me qëllim aftësimin e studentëve për diskutim, analizë dhe reflektim mbi shëndetin mendor.
Ky kurs ofron njohuri themelore në psikologjinë kulturore, duke përfshirë konceptet, metodat dhe kërkimet kryesore në fushë. Studentët zhvillojnë një qasje kritike dhe vlerësuese ndaj fenomeneve socio-kulturore, duke kuptuar kufizimet e përgjithësimeve dhe duke u bazuar në evidencë shkencore, si dhe aftësohen të analizojnë ndikimin e kulturës në funksionim psikologjik
Ky kurs prezanton konceptet themelore dhe qasjet kritike ndaj psikologjisë së personave me nevoja të veçanta, duke u mbështetur në disiplinat e aftësisë së kufizuar dhe drejtësisë sociale. Studentët do të mësojnë rreth ndërveprimeve midis faktorëve individualë dhe atyre strukturorë që ndikojnë në nevojat dhe aftësitë e veçanta.
Ky kurs ofron njohuri bazë mbi konceptet dhe procedurat themelore të testimit psikologjik. Studentët do të mësojnë për ndërtimin, administrimin dhe vlerësimin e testeve psikologjike në mënyrë kritike dhe profesionale, duke u fokusuar në besueshmërinë, vlefshmërinë dhe aplikimet praktike të tyre në psikologjinë e aplikuar.
Ky kurs ofron njohuri bazë mbi modelet kryesore të intervenimeve psikologjike, duke përfshirë qasjet teorike dhe praktike nga shkollat e ndryshme terapeutike. Studentët do të mësojnë të analizojnë, planifikojnë dhe aplikojnë ndërhyrje psikologjike efektive, duke zhvilluar aftësi në përdorimin e metodave të ndryshme.
Kjo lëndë prezanton konceptet dhe praktikat themelore të psikologjisë organizative, si përzgjedhja e punonjësve, motivimi, puna ekipore, trajnimi, performanca dhe lidershipi. Studentët do të mësojnë të aplikojnë parimet psikologjike në mjediset e punës, të analizojnë studimet relevante dhe të zhvillojnë aftësi komunikimi, mendimi kritik dhe bashkëpunimi në kontekst organizativ.
Ky kurs fokusohet në ndërlidhjen në mes të sistemit nervor dhe sjelljes, duke përfshirë organizimin strukturor dhe funksional të trurit dhe sistemit nervor. Studentët do të mësojnë për komunikimin ndërmjet neuroneve, proceset sensorike dhe motorike, si dhe bazat nervore të proceseve kognitive, si dhe me teknikat e hulumtimit në psikofiziologji.
Ky kurs prezanton psikologjinë evolucionare, duke eksploruar adaptimet psikologjike që kanë evoluar për mbijetesë dhe riprodhim. Studentët do të mësojnë teorinë evolucionare, metodat e saj dhe aplikimin në sjelljen njerëzore, marrëdhëniet sociale, zhvillimin, njohjen dhe çrregullimet mendore.
Ky kurs i prezanton studentët me konceptet themelore të psikologjisë së familjes, duke shqyrtuar funksionimin e familjes si një sistem dinamik. Studentët do të eksplorojnë ciklet e zhvillimit familjar, qasjet teorike (si teoritë sistemike, strukturore, strategjike), si dhe rolin e familjes në formësimin e sjelljeve dhe mirëqenies psikologjike të individit.
Ky kurs prezanton studentët me bazat teorike dhe praktike të terapive njohëse-sjelljore (CBT), një nga qasjet më të përdorura dhe të mbështetura nga evidenca në psikoterapi. Studentët do të njihen me konceptimin e rasteve sipas modelit CBT, formatin e një seance standarde dhe teknikat kyçe terapeutike.
Ky kurs u ofron studentëve njohuri mbi konceptet kryesore në psikologjinë klinike të fëmijëve dhe adoleshentëve, me fokus aplikimin praktik. Studentët do të familjarizohen me modelin bio-psikosocial të kuptimit të çrregullimeve psikologjike, do të analizojnë faktorët që ndikojnë në zhvillimin e problemeve mendore dhe do të eksplorojnë qasjet kryesore terapeutike.
Kjo lëndë i pajis studentët me njohuri themelore rreth teorive, koncepteve dhe hulumtimeve në psikologjinë e edukimit, duke integruar aspekte nga psikologjia njohëse, zhvillimore dhe sociale. Studentët do të eksplorojnë procese të të nxënit dhe mësimdhënies, dallimet individuale ndërmjet nxënësve, teoritë e motivimit dhe konstruktivizmin në arsim.
Kjo lëndë ndihmon studentët të planifikojnë një projekt kërkimor, të analizojnë literaturën shkencore, të hartojnë hipoteza, të mbledhin dhe analizojnë të dhëna, si dhe të paraqesin përfundimet në një punim akademik. Me praktikën profesionale të integruar, studentët kanë mundësi të aplikojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara në aspekte kërkimore dhe profesionale.