Dekanati

Jusuf Qarkaxhija
Dekan
Prof.Ass.Dr. Jusuf Qarkaxhija ka lindur më 16 maj 1967 në Gjakovë, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1992, diplomoi në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin Elektronikë ku fitoi titullin Inxhinieri i Diplomuar i Elektronikës. Ky titull i fituar në atë kohë me 300 ects sot është ekuivalent me titullin Master i Shkencave në Elektronikë. Përpos kësaj, ka kryer edhe një master shkencor në Menaxhment dhe informatikë dhe ka fituar titullin Master i Shkencave në Menaxhment dhe Informatikë. Më tej, në tetor të vitit 2015 mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin Europian të Tiranës me titullin Interneti në brez të gjerë dhe tregtia elektronike, rasti i Kosovës. Punimi është nga fusha e Informatikës dhe mund të shihet në linkun
(https://uet.edu.al/wp-content/uploads/2021/11/Jusuf_Qarkaxhia.pdf), ndërsa titulli i fituar është nga profili i Sistemeve të Informacionit.
Përvoja e tij profesionale, fillon nga periudha e paraluftës me kurse trajnimi në Help Desk dhe Fortran 4. Edhe pas viti 1999 vazhdon me kurse trajnimi, ndërsa nga viti 2005 ka qenë mësimdhënës i teknologjisë informative në shkollën për aftësim profesional “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, pastaj në një periudhë trevjeçare bashkëpunëtor i kompanive Expik nga Prishtina dhe Ati-Kos nga Gjakova si examiner i ECDL (European Computer Driving Licence). Për një periudhë njëvjeçare ka ushtruar detyrën e ligjëruesit të lëndëve të Matematikës dhe Statistikës Biznesore në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Publik të Prizrenit (2010-2011). Në semetrin dimëror 2011/2012 punësohet në Kolegjin AAB – dega në Gjakovë. Fillimisht nga data 1 tetor 2012 caktohet në pozitën e Kordinatorit të Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB – Dega në Gjakovë (2012-2014). Ndërsa nga viti 2014 deri në 1 tetor 2017 ka ushtruar pozitën e Drejtorit të degës së Kolegjit AAB në Gjakovë si dhe ligjërues i lëndëve të shkencave kompjuterike në fakultetin e shkencave kompjuterike në Prishtinë.
Nga 1 tetori i vitit 2017 është dekan i fakultetit të shkencave kompjuterike dhe në atë periudhë ka fituar edhe titullin Prof.Ass.Dr.
Publikime shkencore janë pjesë e aktivitetit të Prof.Ass.Dr. Jusuf Qarkaxhija që së bashku me linqet përkatëse po i paraqesim si më poshtë:
- Mollakuqe, E., Hamdiu, E., Fishekqiu, N. S., Jakupi, S., & Qarkaxhija, J. (n.d.). Comparison of cloud storage in terms of privacy and personal data: Sync, pCloud, IceDrive and Egnyte. Open Research Europe. https://open-research-europe.ec.europa.eu/articles/4-128/v1
2.Mollakuqe, E., Parduzi, A., Rexhepi, S., Dimitrova, V., Jakupi, S., Muharremi, R., Hamiti, M., & Qarkaxhija, J. (2024). Applications of homomorphic encryption in secure computation. Open Research Europe, 4, 158. https://doi.org/10.12688/openreseurope.18052.1
3.Qarkaxhija, J., Assanova, Z., Igenbayeva, R., Toxanova, S., Yensebayeva, G., Myrzanova, A., Turlugulova, N. (2023). Development of the Creative Potential of Future Teachers Based on Smart Education. International Journal of Emerging Technologies in Learning (iJET), 18(24), pp. 19–33.https://doi.org/10.3991/ijet.v18i24.43205
4.Qarkaxhija, J., Prevalla, B., & Latifi, Sh. (2022). Knowledge and perceptions about mobile e-commerce technologies in Kosovo. International Journal of Interactive Mobile Technologies (iJIM), 16(23), 4–20. https://doi.org/10.3991/ijim.v16i23.362115.
5.Helshani, L., Qarkaxhija, J., & Prevalla, B. (2022). Sensor based algorithm for self-navigating robot using Internet of Things (IoT). International Journal of Interactive Mobile Technologies (iJIM), 16(23), 21–35. https://doi.org/10.3991/ijim.v16i23.36213
6.Luzha, I., Baftiu, N., Maloku, B., & Qarkaxhija, J. (n.d.). Vibration measurements in the mining industry applying the software install application to the Kosovo Energy Corporation. University for Business and Technology (UBT), University “Ukshin Hoti” Prizren, & AAB College. http://paper.ijcsns.org/07_book/202208/20220845.pdf
7.Qarkaxhja, Y., Kryukova, N. I., Cherezova, Y. A., Rozhnov, S. N., Khairullina, E. R., & Bayanova, A. R. (2021). Digital transformation in education: Teacher candidate views on mobile learning. International Journal of Emerging Technologies in Learning (iJET), 16(19), 131–145. https://doi.org/10.3991/ijet.v16i19.26033
- Butler, W., Maraj, A., & Qarkaxhija, J. (n.d.). Online learning challenges and opportunities in higher education institutions (HEIs) in developing countries. https://doaj.org/article/37a217c69f9147639f06cc8083cdd088
- Jusuf Qarkaxhija. (n.d.). Using Cloud Computing as an Infrastructure Case Study- Microsoft Azure. Technium, 2(3), 93–100.Using Cloud Computing as an Infrastructure Case Study- Microsoft Azure | WorldCat.org
- Jusuf Qarkaxhija. (n.d.). Using Microsoft Excel in creating software for libraries. Technium, 2(3), 78–86.https://search.worldcat.org/title/8600978725
- Qarkaxhija, J., & Spahiu, X. (2023, December). Data security and privacy challenges. In The Challenge of Digital Transformation (Conference proceedings, Tirana, Albania). [ISSN: 2220-573X].https://www.researchgate.net/publication/376191740_Data_Security_and_Privacy_Challenges
- Qarkaxhija, J. (2014). Comparison of investments in broadband technology using optic fibers, DSL and wireless in a rural area. In L. G. Chova, A. L. Martinez, & I. C. Torres (Eds.), Proceedings of the 8th International Technology, Education and Development Conference (INTED) (pp. 4799–4807). IATED. https://library.iated.org/view/QARKAXHIJA2014COM
Edhe pjesëmarrja në konferenca shkencore janë pjesë e aktivitetit të Prof.Ass.Dr. Jusuf Qarkaxhija që së bashku me linqet përkatëse po i paraqesim si më poshtë:
1.Invited Speaker në Universitetin “ Aleksandër Moisiu“, Durrës (qershor 2025)
1st International Conference on Computer Science and Information Technology CSIT® 2025
- Moderator i panelit në Kolegjin AAB (maj 2025)
International scientific conference entitled “Artificial Intelligence in the Age of Transformation: Opportunities and Challenges”, e organizuar nga AAB 2025
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1157564839734895&set=pcb.1157564976401548
https://aab-edu.net/wp-content/uploads/2025/05/Book-of-Abstracts-AI-Conference-13-May-electronic.pdf
- PANELIST në konferencë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë (prill 2023)
ARE WE READY? CHALLENGES OF THE SOCIETY FACING DIGITAL TRANSFORMATION Organized by: Mediterranean University of Albania & AAB College
- KEYNOTE SPEAKER në Universitetin Bedër (qershor 2022)
1st International Conference on Innovation in Business and Technology Organized by: University College Bedër & AAB College
https://icibt.beder.edu.al/?page_id=527
- SPEAKER në konferencë në Kolegjin AAB (janar 2022)
International Conference “Privacy in Digital Age III” Organized by: AAB College & Cybersecurity and Privacy
https://www.facebook.com/mentorhoxhajofficial/posts/3044205999152875
- GUEST LECTURER në Cacttus Education (dhjetor 2021)
7.Moderator i Panelit dhe anëtar i Këshillit Organizuae në Kolegjin AAB (shtator 2020)
Transformations and consequences in society due to covid-19 pandemic
https://in.uken.krakow.pl/wp-content/uploads/sites/16/2020/08/Conference-Program_AAB-College-1.pdf
Ndërsa disa paraqitje televizive dhe pjesëmarrje në ngjarje kulturore mund ti shihni më poshtë:
Paraqitje televizive – RTK
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=2380639192153293
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=1500855723388449
Paraqitje televizive – ATV
Vizitë kulturore – Ambasador i Teknologjisë së Re
- +383 38 600 005
- [email protected]

Engin Melekoglu
Kordinator për çështje mësimore
Prof. Ass. Dr. Engin Melekoğlu ka lindur më 25 gusht 1981 në Prizren, Kosovë. Studimet universitare i përfundoi në vitin 2006 në Universitetin Trakya të Edirnes në drejtimin Inxhinieri Kompjuterike. Në vitin 2010, përfundoi studimet master në Universitetin Anadolu të Eskişehirit, ndërsa në vitin 2023 u doktorua në Universitetin e Sakaryasë në drejtimin Inxhinieri e Kompjuterëve dhe Informatikë.
Karriera e tij profesionale përfshin përvojë të gjerë si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik dhe akademik. Fillimisht, ka punuar në kompani të ndryshme të zhvillimit të softuerit në Turqi si Netsis Software, Markadestek, ASD Web Design dhe Grafikirler LLC, ku ka mbajtur role të rëndësishme si zhvillues softueri, koordinator teknik dhe menaxher i departamentit të softuerit.
Pas kthimit në Kosovë, ka shërbyer si Këshilltar Politik i Ministrit në Ministrinë e Administratës Publike (2011-2014), ku ka kontribuar në zhvillimin dhe digjitalizimin e shërbimeve publike. Paralelisht, ka qenë i angazhuar si ligjërues në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Prizrenit dhe Universitetin Politeknik Evropian.
Që nga viti 2015 është pjesë e stafit të rregullt në Kolegjin AAB, ku mban pozitat e Ligjëruesit dhe Koordinatorit të Projekteve në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Për një periudhë ka shërbyer edhe si Koordinator i Arsimit Turk pranë Kolegjit AAB. Ai gjithashtu është Drejtor dhe Themelues i kompanisë ESengineering Software & Advertisement LLC, që nga viti 2013.
Në sferën akademike, Dr. Melekoğlu është i angazhuar në mësimdhënie në lëndë të ndryshme si: Programimi në Java dhe .NET, Zhvillimi i aplikacioneve mobile, Inteligjenca Artificiale, Bazat e të Dhënave, Algoritmet dhe Sistemet e Menaxhimit të të Dhënave.
Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google schoolar. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:
– Guma Ali, Aziku Samuel, Maad M Mijwil, Kholoud Al-Mahzoum, Malik Sallam, Ayodeji Olalekan Salau, Indu Bala, Klodian Dhoska, Engin Melekoglu. Enhancing Cybersecurity in Smart Education with Deep Learning and Computer Vision: A Survey (2025).Mesopotamian Journal of Computer Science https://journals.mesopotamian.press/index.php/cs/article/view/839
– E Melekoglu, U Kocabicak, MK Uçar, C Bilgin, MR Bozkurt, M Cunkas. A new diagnostic method for chronic obstructive pulmonary disease using the photoplethysmography signal and hybrid artificial intelligence (2022). PeerJ Computer Science https://peerj.com/articles/cs-1188/
– E Melekoğlu, Ü Kocabıçak, MK Uçar, MR Bozkurt, C Bilgin. Machine Learning for the Diagnosis of Chronic Obstructive Pulmonary Disease and Photoplethysmography Signal – Based Minimum Diagnosis Time Detection (2020). Springer Nature Link https://link.springer.com/chapter/10.1007/978-3-030-79357-9_6
– Melekoğlu, Engin. Development of a New Machine Learning-Based Method for the Diagnosis of Chronic Obstructive Pulmonary Disease(2023)
– A Maraj, S Berzati, I Efendiu, A Shala, J Dermaku, E Melekoglu. Sensing platform development for air quality measurements and analysis
IEEE Xplore https://ieeexplore.ieee.org/abstract/document/8088233
– Melekoglu E. Studim krahasues për eQeverisjen në Kosovë – ReSPA
Ndër projektet që ka zhvilluar janë: E-Qeverisja, E-Shëndetësia, E-Arsimi, E-Turizmi, E-Kultura, si dhe aplikacione mobile si “Where am I (GPRS-Google Maps)”, softuerë kontabiliteti, sisteme B2B dhe platforma për tregti elektronike.
Ai ka marrë pjesë në trajnime dhe seminare rajonale dhe ndërkombëtare të rëndësishme si:
– Trajnim për Lidership – TÜSSIDE, Kocaeli (Turqi)
– Workshop për E-Qeverisje – ReSPA, Mali i Zi
– Trajnim për aplikacionet Windows 8 – Microsoft Executive Briefing Center, Bruksel
Përvoja e tij e gjatë dhe e pasur në Intelektin Artificiale, zhvillimin e softuerëve, si dhe kontributet në digjitalizimin e institucioneve publike dhe edukimin universitar, e bëjnë atë një figurë të rëndësishme në fushën e teknologjisë dhe arsimit në Kosovë dhe më gjerë.
Ai zotëron njohuri në gjuhët: shqip, turqisht, anglisht dhe serbisht.
Aktualisht jeton në Prizren dhe është i martuar dhe ka dy fëmijë.
- +383 38 600 005
- [email protected]

Shkëlqim Miftari
Ligjërues dhe Koordinator për mësim i programeve profesionale
- +383 38 600 005
- [email protected]