Shkenca Kompjuterike

Qëllimi dhe Profili i Programit

Qëllimi i përgjithshëm i programit MSc Shkenca Kompjuterike është të përgatisë studentë të diplomuar që të jenë të aftë të marrin pjesë në menaxhimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e softuerit ose zgjidhjeve të tjera softuerike dhe sistemeve të informacionit. Programi u ofron studentëve aftësitë për të shfrytëzuar metodat, mjetet dhe teknikën e dizajnimit në shkencat kompjuterike, që u mundësojnë atyre të projektojnë, zhvillojnë dhe menaxhojnë aplikacione për kompani të ndryshme në përputhje me zhvillimet bashkëkohore të TIK-ut.

Ky program gjithashtu shërben për të përmirësuar performancën e studentëve në punë dhe për t’i mundësuar atyre të kontribuojnë në mënyrë efektive bazuar në nevojat e punëdhënësit. Programi Master u mundëson studentëve të marrin role më efektive në dizajnimin dhe zhvillimin e sistemeve softuerike, si dhe të kenë një kuptim të thelluar mbi strategjitë dhe arkitekturat e reja të zhvillimit, të përshtatshme për dizajnimin e aplikacioneve ueb, desktop, për pajisje mobile, etj. Për më tepër, programi u mundëson studentëve të aplikojnë njohuri të specializuara dhe të analizojnë e zgjidhin probleme komerciale në tregti dhe industri.

Misioni

Misioni i programit MSc në Shkencat Kompjuterike është: “Të përgatitë mendimtarë kritikë dhe të pavarur, të cilët janë të aftë të ofrojnë lidership në industrinë e shkencave kompjuterike ose në nivel akademik, si dhe t’i përgatisë ata për zhvillim profesional dhe për të qenë hulumtues afatgjatë të cilët kontribuojnë në rritjen ekonomike, avancimin e TIK-ut në industri, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, në arsim, shëndetësi, etj.”

Bartësit e programit tё studimit
Rezultatet e tё nxёnit

Në fund të programit MSc në Shkenca Kompjuterike, studentët do të fitojnë njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e mëposhtme:

Njohuri:

Shkathtësi:

Kompetenca:

Pranimi nё studime

Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet Master kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar studimet themelore Bachelor dhe që kanë fituar së paku 240 ECTS. Tutje, kushtet për pranim në studimet Master janë:

Në rast se studimet paraprake studenti i ka kryer në ndonjë fushë tjetër, studenti obligohet t’i nënshtrohet provimeve themelore të programit bachelor shkenca kompjuterike të cilat quhen provime diferenciale.

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 80 studentë për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Master të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 9, 10 dhe 11 të kësaj rregulloreje.

Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në Programin MSc Shkenca Kompjuterike zgjasin 2 vite, 120 ECTS me gjithsej 4 semestra.

Niveli dhe Grada Akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Pas përfundimit të studimeve, të diplomuarit janë të përgatitur për pozita si:

Të diplomuarit e këtij programi kanë mundësi të punësohen në kompani të zhvillimit softuerik, institucione financiare, kompani telekomunikimi, institucione arsimore dhe kërkimore, kompani ndërkombëtare të teknologjisë, organizata publike dhe private, si dhe në qendra të inovacionit dhe start-up-e teknologjike.

Metodat e vlerësimit

Vlerësimi i rezultateve të të nxënit realizohet përmes një kombinimi të formave të ndryshme të vlerësimit, përfshirë provimet me shkrim ose testet në klasë, raportet individuale të shkruara, studimet e rastit, prezantimet, raportet reflektuese, si dhe format përfundimtare të vlerësimit si tema master, praktika profesionale të cilat realizohen në semestrin e fundit si punë e pavarur e studentit.

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <15%

PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >90%

SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve MA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Metodat e Hulumtimit Shkencor - 6 ECTS (Obligative)

Kjo lëndë ka për qëllim të inkurajon formimin e një niveli më të avancuar të kërkimit shkencor, të nxit gjykimin individual dhe të krijon aftësi në zbatimin e teorisë dhe metodave të kërkimit shkencor konkretisht qëllimi i kësaj lënde është që të pajis studentët me njohuri teorike dhe aplikative mbi procesin cilësor të një hulumtimi shkencor.

Kërkesat Inxhinierike dhe Teknologjia Menaxhuese, 6 ECTS

Avansimi i përditshëm teknologjik duhet të përkthehet në avansim të biznesit, prandaj qëllimi i lëndës është që studentet të kuptojnë kërksat e biznesit të cilat me ndihmën e  teknogjisë informative do të menaxhohen dhe kjo do të qoj eventualisht në efikasitet më të lartë të kompanisë apo ndërmarrjes. Studentët do të njoftohen me metodat moderne të hulumtimit që sot aplikohen në ndërtimin e inteligjencës së biznesit. Me qëllim të përvetesimit të lendës nga studentët do të kërkohet punimi seminarik nga fushat e angazhimit të tyre.

Inxhinieri e Avancuar e Softuerit, 6 ECTS

Lënda Inxhinieri softuerike e avancuar ka për qëllim ta njoftoi studentin me teknologjitë më bashkëkohore për zhvillimin e aplikacioneve me bazë të dhënave. Në mënyrë specifike lënda synon: Përdorimin e gjuhëve programuese dhe teknologjive me kod burimor të hapur, për të cilat nuk ka nevojë të paguhet licencë, në zhvillimin e këtyre aplikacioneve me bazë të dhënash.

Bazat e Avancuara të të Dhënave, 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është që studentët të kuptojn procesin e krijimit dhe normalizimit të bazës së të dhënave. Të jenë në gjendje të përdorin teknologjitë e avancuara të bazës së të dhënave që kërkohen për të dhëna të mëdha, performancë të lartë dhe baza të te dhënave komplekse, duke përfshirë dizajnimin dhe akordimin për performancë të shkallëzueshme.

Zhvillimi i Shpejtë i Softuerit, 6 ECTS

Lënda Zhvillimi i shkathët ka për qëllim njohjen e studentit me metodat e zhvillimit të shpejt të softuerit. Studenti i përvetëson fazat nëpër të cilat kalon projekti softuerik gjatë zhvillimit të shpejt të tij. Në mënyrë specifike lënda synon: t’i zbatoi konceptet e UML-it, si gjuhë për modelim e orientuar në objekte, në modelimin e projektit softuerik nëpër fazat e tij

Tema të Përzgjedhura në Algoritme, 6 ECTS

Qëllimi është të zhvillojmë dhe ti përsosim algoritmet për problemet bazike në teorinë e grafeve dhe kombinimin e optimizimeve si një ndihmë për teknikat moderne dhe me perspektivë, të tilla si: rastësia, përafrimi, teknikat kontinuele, strukturat e avancuara të të dhënave, teknikat spektrale dhe shumë tjera.

Mjetet e Inxhinierisë së Softuerit, 6 ECTS

Ky kurs përmbledh mjetet e inxhinierisë softuerike në një nivel konceptual dhe praktik, në mënyrë që studentet të jenë në gjendje të vlerësojnë rreziqet dhe përfitimet nga mjete të ndryshme të softuerit për të vendosur se cili është më i përshtatshëm për projekte të ndryshme softverike. Ky kurs e bën këtë një burim të vlefshëm për zhvilluesit e programeve, ofruesit e zgjidhjeve, vendimmarrësit dhe për menaxherët e projekteve.

Teknologjia Elektronike Komerciale, 6 ECTS

Gjatë këtij kursi studentet do të përdorin konceptet themelore mësuar në klasat ekonomise dhe marketingut, të integruara me aftësi kompjuterike për të krijuar një online biznes. Në përmbajtjen e kësaj lënde do të përfshihen çështjet aktuale që kanë të bëjnë me çështjet e tregtisë elektronike. Siguria, paratë dixhitale dhe interneti në zhvillim, si dhe çështjet etike, ligjore dhe mjedisore.

Konceptet dhe Aplikimet e Shkencës së të Dhënave, 6 ECTS

Lënda Data Science Concepts and Appliccations (Konceptet dhe aplikimet e Shkencës së të dhënave) ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike nga ana e studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave në fushën e Data Science.

Projekt / Punë Praktike, 6 ECTS

Lënda u ofron mundësinë studentëve që të njihen me diciplinat e shkencave kompjuterike që janë në zhvillim permanent dhe me nevojë potenciale për hulumtim. Bazuar në temat aktuale të trajtuara, në kuadër të lëndës, do të realizohen projekte hulumtuese konform kritereve për publikime në konferenca dhe revista shkencore ndërkombëtare.

Inxhinieri Softuerike e Sistemeve të Shpërndara, 6 ECTS

Ky kurs përcjell konceptet kryesore për projektimin dhe ndërtimin e sistemeve të softuerit të shpërndarë. Kursi është i orientuar drejt inxhinierëve të softuerit që punojnë kryesisht në nivelin e aplikacionit, por duhet të kuptojnë veçoritë dhe kufizimet e softuerit ekzistues të mesëm për sistemet e shpërndara. Për më tepër, kursi mbulon disa tema kërkimore që lidhen me problemet aktualisht të hapura.

Sigurimi i Cilësisë së Softuerit dhe Menaxhimi i Rrezikut, 6 ECTS

Ky kurs do të fokusohet në proceset, parimet dhe teknikat e testimit dhe analizës së kualitetit të softuerit. Ai mbulon një spektër të plotë temash nga parimet bazë dhe teoria themelore e testimit deri te çështjet organizative dhe proceset e lëshimit të aplikacioneve në botën reale.

Viti II

Siguri Kibernetike dhe Mbrojtja e të Dhënave, 6 ECTS

Lënda ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike nga ana e studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave

Nxjerrja e Avancuar e të Dhënave (Advanced Data Mining) , 6 ECTS

Data mining studion algoritme dhe paradigma llogaritëse që lejojnë kompjuterët të gjejnë modele dhe rregullsi në bazat e të dhënave dhe të kryejnë parashikimin. Ai vlerësohet si elementi kryesor i një procesi më të përgjithshëm të quajtur Knowledge Discovery që merret me nxjerrjen e njohurive të dobishme nga të dhënat e papërpunuara dhe historike.

Grid Computing dhe Cloud Computing, 6 ECTS

Lënda ka për qëllim që të njoftojë studentët me hapësira të reja të krijimit të aplikacioneve të tyre, të shfrytëzimit të aplikacioneve të gatshme në re, si dhe shfrytëzimin e infrastrukturës së gatshmë llogaritëse në Cloud (re). Studentët duhet të bëjnë dallimin se a është më e levërdishme që të përdoret sistemi aktual tradicional i IT apo duhet përdorur infrastrukturën në Cloud.

Tema të Avancuara në Rrjeta Kompjuterike, 6 ECTS

Lënda Tema të avancuara në rrjetat kompjuterike ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike nga ana e studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave në fushën e rrjetave kompjuterike.

Aplikacionet, Shërbimet dhe Teknologjitë e Bazuara në Lokacion, 6 ECTS

Evolucionin dhe shërbimet në internetit, duke përfshirë softuarët komercial dhe me burim të hapur apo që njohen si  open source, ofruesit e shërbimeve palës së tretë dhe ky zinxhirë i vlerave është mundësuar nga zhvillimi i teknologjisë si dhe arkitektura e sistemit që është orientuar drejt shërbimit për prodhimin dhe konsumin e lokacionit të ueb shërbimeve.

Etika Profesionale në TI, 6 ECTS

Temat e trajtuara në kuadër të lëndës janë jashtëzakonisht aktuale dhe relevante për këdo që përgatitet të merret me fushën e TI-së. Lënda gjithashtu do t’ju siguron studentëve njohuritë dhe shkathtësitë që j’u nevojiten për të marrë vendimet e duhura kur përballen me situata të vështira dhe për të shfrytëzuar teknologjitë e informacionit në kontekst pozitiv.

Teza e Masterit, 30 ECTS

Pas përfundimit të të gjitha provimeve, studenti kontakton me një profesor nga fusha e cila i duket se mund të kontribuojë më shumë, dhe i cili pastaj e mentoron studentin në të gjitha fazat e krijimit të një produkti final sipas rregullores për studime master, dhe i cili mund të jetë produkt softuerik, hulumtim shkencor ose çfarëdo punimi i cili do të jetë kontribut me vlerë shkencore nga fushat e shkencave kompjuterike.