Infermieri e përgjithshme

Qëllimi dhe profili i programit

Programi i studimeve Infermierore (programi i ciklit të parë profesional) është një program studimi profesional i arsimit të lartë në përputhje me Direktivën e BE 2005/36 / EC, mbi njohjen e Deklaratës së Bolonjës, strukturën e sistemit arsimor të Kosovës, Akti i Arsimit të Lartë të Republika e Kosovës dhe standardet dhe kriteret e Agjencisë Kosovare të Akreditimit për Arsimin e Lartë.

 Programi bazohet në udhëzimet në përgjithësi të disponueshme në internet të shoqatave ndërkombëtare si:

-Standardet për edukimin para-regjistrimit të infermierisë (Këshilli i Infermierisë dhe Mamive, 2010-NMC, 2010): standardet kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar që gëzojnë njohjen ndërkombëtare;
– Drejtimet strategjike për fuqizimin e shërbimeve të infermierisë dhe të mamive 2011-2015 (Organizata Botërore e Shëndetësisë-OBSH, 2010);
– Standardet globale për arsimin fillestar të infermierëve dhe mamive profesionale (OBSH, 2010);
– Kuadri dhe Kompetencat e vazhdueshme të kujdesit infermieror të ICN-së (Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve (ICN), 2008);
– Infermierinë dhe Mamitë Burimet Njerëzore për Shëndetësi. Standardet globale për arsimin fillestar të infermierëve dhe mamive profesionale (WHO, 2009).

Rezultatet e pritura të studimit

Pas përfundimit të këtij programi, studentët do të jenë në gjendje të:

– Planifikojnë dhe zbatojnë aktivitetet e infermierisë në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor (primar, sekondar, terciar); 
– Integrojnë të dhënat, vlerësimin klinik dhe prioritetet e pacientëve në planifikimin dhe vlerësimin e qëllimeve të kujdesit shëndetësor;               
– Menaxhojnë dhe ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të organizuar dhe të pavarur;
– Edukojnë komunitetin ne një mënyrë të shëndetshme;
– Demonstrojnë integrimin e njohurive, aftësive dhe qëndrimeve profesionale nëpërmjet përdorimit të provave dhe arsyetimit klinik;
– Mendojnë në mënyrë kritike, vlerësojnë dhe interpretojnë njohuri të ekspertëve në marrjen e vendimeve klinike për pacientët, për të siguruar kujdes me cilësi të lartë bazuar në prova;
– Koordinojnë detyrat e infermierisë në përputhje me procedurat përkatëse ligjore dhe t’i  përmbahen standardeve etike që lidhen me sigurinë e pacientit, konfidencialitetin dhe të drejtën  për privatësi;
– Aplikojnë parimet etike në zbatimin e kujdesit shëndetësor.

Studentët fitojnë bazat e njohurive shkencore në mënyrë që ata të kuptojnë rolin e përgjithshëm të infermierisë në promovimin e një individi, familjeje dhe komuniteti të shëndoshë në përgjithësi, me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve dhe në të njëjtën kohë, duke promovuar një popullatë të shëndetshme.

Niveli dhe grada akademike

Me përfundimin e studimeve studentët fitojnë titullin: Bachelor i Shkencës në Infermieri (BSc).

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet e Infermierisë zgjasin tre (3) vite, me gjithsej gjashtë (6) semestra dhe kreditohen me 180 ECTS. Kreditë ECTS llogariten në bazë të ngarkesës së punës së studentëve me 40 orë mësimore në javë, duke përfshirë të gjitha format e të mësuarit , të dokumentuara në përshkrimet e moduleve simë poshtë. Gjatë një viti, një student duhet të grumbullojë 60 ECTS në mënyrë që të përfundojë atë vit. Bazuar në këto të dhëna, një numër i caktuar i kredive janë të ndara për çdo kurs individual. Për një (1) kredi ECTS studenti do të duhet të arrijë të paktën 30 orë ligjërata, seminare, praktikë klinike, punë laboratorike dhe studim të pavarur.

Viti i I-rë ( semestri i I-rë )

Bazat e Infermierisë - 19 ECTS

Ky është niveli fillestar ku studentët njoftohen me dituritë themelore të infermierisë dhe aftësitë duke përfshirë funksionet e varura, të pavarura dhe të ndërvarura të një infermieri.Konceptet themelore bazë për infermierinë sikurse shëndeti dhe mirëqenia, rritja dhe zhvillimi, procesi i kujdesit infermieror, komunikimi dhe shëndeti tërësor/holistik paraqiten në këtë lëndë. Një theks i veçantë është vënë sa i përket njohjes së teorisë dhe aftësive të nevojshme për praktikën e infermierisë. Studentët do t’i mësojnë standardet e praktikës dhe parimet etike dhe ligjore lidhur me praktikën mbi kujdesin e pacientit.

Etika infermiore dhe legjislacioni - 3 ECTS

Lënda ka për qëllim njohjen dhe studimin e ligjeve, rregulloreve dhe konsideratave etike në lidhje me ofrimin e sigurtë të kujdesit infermieror efektiv dhe profesional , në veçanti kushtuar ndikimit të procesit politik në rregulloret rreth praktikës së infermierisë. Po ashtu temat e përfshira janë konfidencialiteti, etikat dhe praktikat e infermierisë, kufijtë profesional, rishikimi, etikat dhe legjislacioni i kujdesit shëndetësor.

Shkencat e jetës I (Anatomia, fiziologjia dhe patologjia ) – 5 ECTS

Ky modul do t`i zhvillojë njohuritë e koncepteve themelore dhe definicioneve të anatomisë, fiziologjisë, patologjisë dhe zhvillimit njerëzor gjatë jetëgjatësisë. Studentët do të përdorin njohuritë teorike në praktikë, si dhe kuptojnë nomeklaturën anatomike në lëndët e tjera. Do të fitojnë njohuri rreth sëmundjeve pato-fiziologjike dhe proceseve themelore patologjike. Do të aplikojnë njohuritë e fituara në ambientet klinike dhe të marrin në konsideratë kërkesat e patologjisë në punën e diagnostifikimit, ndërveprimit në mes të organeve trupore dhe se si çdo sistem rregullon funksionet e tij. Fitojnë shkathtësi në matjet klinike të lidhura me fiziologjinë normale dhe patologjinë. Në modul poashtu do të paraqiten parimet moderne të patofiziologjisë per t`u mundësuar studentëve të kuptojnë shkakun dhe efektet e proceseve te sëmundjeve dhe të fitojnë njohuri rreth procedurave diagnostike në patofiziologji.

Shkencat e jetës II ( Biokimia, biofizika dhe radiologjia) – 3 ECTS

Studenti do të kuptojë konceptet themelore dhe definicionet e Biokimisë ,Biofizikës dhe Radiologjisë. Njohia e  përbërjes kimike të organizmit dhe shndërrimet që ndodhin në organizmat e gjallë, të njohia e  përbërësit qelizorë dhe të molekulave kimike.Në kuadër të biofizikës studentët do të njohin fenomenet biologjike të sqaruara me ligjet e fizikës. Ndërsa në kuadër të radiologjisë ky modul ka për qëllim që studentëve t`i ofroj njohuri te koncepteve themelore të radiologjisë, terminologjisë imazherike, si dhe  rreth përdorimit të aparaturave radiologjike diagnostike për qëllime diagnostike dhe terapeutike.

Viti i I-rë ( semestri i II-të)
Edukimi dhe promovimi shëndetësor – 3 ECTS

Kjo lëndë do të eksplorojë për besimet, prioritetet dhe përcaktuesit shëndetësor, politikat vendore dhe kombëtare të aplikueshme për shëndetin, burimet dhe mundësitë për edukimin shëndetësor, përgjegjësitë e infermierisë në mësimdhënie dhe promovimin e shëndetit, rehabilitimin,  dhe kontributin e profesionistëve të tjerë shëndetësor.

Infermieria tek të moshuarit dhe Geriatria – 18 ECTS

Kjo lëndë përqëndrohet në kujdesin geriatrik dhe rehabilitues në shëndetësi dhe mirëqenien e njerëzve në moshë dhe të personave me aftësi të kufizuara.  Aftëson studentët për të kuptuar karakteristikat biologjike, psikologjike dhe sociale të personave të moshuar dhe për të adaptuar punën e tyre konformë këtyre karakteristikave. Përfshinë konceptet bazë të moshuarit, sjelljes kognitive, këshillimit, ndërrimet e sjelljes, involvimin në punën ekipore me këtë kategori, shtjellon aspektin funksional dhe ndrrimet te sitemet e organizmit, shkallën e aktivitetit të të moshuarve e patologjitë me te shpeshta dhe trajtimin e kujdesin geriatrik.

Infermieria në kontekst (Psikologjia dhe sociologjia) – 3 ECTS

Ky modul ka për qëllim  të ofroj njohuri të  koncepteve të rëndësishëme në psikologji dhe sociologji, ndihmon në të kuptuarit dhe të vlerësuarit e drejtë të problematikave të ndryshme të cilat zhvillohen në shoqëri dhe qasjen ndaj pacientëve.Kjo lëndë shton empatinë e studentëve ndaj pacientëve, ndikon në reduktimin e paragjykimeve, stereotipeve dhe diskriminimeve gjatë ofrimit të kujdesit shëndetësor dhe u mëson studentëve kontekstin social-psikologjik të pacientëve, duke rritur shërbimet cilësore shëndetësore ndaj pacientëve, respektimin e kodit etik infermieror dhe njohjen me shumë problematika sociale, kulturore, familjare dhe emocionale të vetë pacientëve dhe familjeve të tyre.

Gjuhë e huaj - Anglisht – 3 ECTS

Kjo lëndë ka për qëllim aftësimin e studentëve për të zotëruar gjuhën angleze, prandaj qëllimi është atyre t’u lejohet të përdorin literaturë moderne në mjekësi dhe të kërkojnë në literature të tillë. Studentët do të fitojnë shkathtësi bazike të gjuhës angleze, me theks të veçantë në fjalorin mjekësor dhe përdorimin e tij në kërkime shkencore.

Module zgjedhore (përzgjidhni një nga lista përzgjedhëse- Lista B) – 3 ECTS

Viti i II-të ( semestri i III-të)

Infermieria dhe shëndeti tek fëmijët dhe adoleshentë me pediatri – 11 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është  njoftimi i studentëve me qasjen me familjen në  qendër gjatë  trajtimit të  foshnjave dhe fëmijëve. Fazat e rritjes dhe zhvillimit fizik dhe psikosocial, rëndësia e tyre gjatë  kujdesit infermierorë. Promovimi i gjidhënies dhe vaksinimit si faktorë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e shëndetshëm të fëmiut. Promovimi i ushqimit të shëndetshëm për një zhvillim normal të fëmijëve. Njohja me sëmundjet akute dhe kronike sipas sistemeve, vlerësimin dhe menaxhimin e dhimbjes te fëmijët. Promovimi i shëndetit në të gjitha fazat e zhvillimit të  fëmijës, për të arritur një  funksionim sa më optimal të  njësisë fëmijë–familje dhe forcimin e raporteve të  shëndosha brenda kësaj njësie.

Infermieria për shëndetin e gruas, gjinekologji dhe obstetrikë – 10 ECTS

Qëllimi i lëndës është të i`u mundësoj studentëve njohjen e anatomisë, fiziologjisë të organeve gjenitale femërore si dhe sëmundjeve gjinekologjike. Planifikimin familjar dhe metodat kontracepsionit.Shtatzënia,komplikimet,lindja,gjendjet fiziologjike dhe patologjike. Kujdesi dhe trajtimi i proceseve malinje në organet gjenitale femërore. Të njohin sëmundjet seksualisht të transmetueshme, parandalimin, mbrojtjen dhe mënyrat e mjekimit. Përveç kësaj ata do të jenë në gjendje të interpretojnë pasqyrimin etik të profesionit të infermiereve në komunitetin profesional dhe shoqëror. 

Farmakologjia në infermieri – 3ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është të shqyrtojë agjentët farmakoterapeutik të përdorur në trajtimin e sëmundjeve dhe sigurimit, mirëmbajtjes, restaurimit dhe mireqenies së individëve të ndryshëm përgjatë jetës së tyre. Theksi kryesor është dhe bie mbi parimet e farmakokinetikës, farmakodinamikës dhe farmakogjenetikës në trajtimin e sëmundjeve të zgjedhura. Fokusi është në konceptet e administrimit të sigurt dhe monitorimin e efekteve të agjentëve farmakoterapeutik.

Programi Diagnostiko-Terapeutik – 3 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është njoftimi i studentëve me diagnozat infermierore dhe klasifikimin e tyre (p.sh NANDA kategoritë). Të njihen me metodat dhe mjetet e vlerësimit infermieror dhe tretmanit terapeutik infermieror, parimet dhe përgjegjësitë e kujdesit infermieror në programin terapeutik dhe diagnostik. Të njoftohen me njohuritë themelore mjekësore për sëmundjet më të shpeshta. Të njihen me menaxhimin e pavarur infermierorë të një pacienti me sëmundje të ndryshme si dhe njohuri specifike  për natyrën e sëmundjes së caktuar për të ofruar kujdesin e duhur infermieror. Të gjitha elementet e  marrjes së anamnezës, të ekzaminimit fizik infermierik dhe përqasjen e duhur infermierore të një pacienti me një sëmundje të caktuar.

Module zgjedhore (përzgjidhni një nga lista përzgjedhëse- Lista B) - 3 ECTS
Viti i II-të ( semestri i IV-të)
Kujdesi infermieror tek pacientët internistik dhe mjekësi interne – 11 ECTS

Studentët do të njihen me sëmundjet e brendshme si dhe konceptet themelore të kujdesit infermieror tek pacientët internistik. Do të  aftësohen me njohurit teorike dhe praktike  të trajtimit të sëmurëve, zhvillimi i kompetencave mbi vlerësimin, diagnostikimin, planifikimin, raportimin dhe ndërhyrjen infermierore. Do të fitojnë njohuri në lidhje me parandalimin, shenjat dhe simptomat, proceduarat diagnostike, si dhe mënyrat e trajtimit të sëmundjeve internistike.

Kujdesi infermieror në lidhje me shëndetin mental dhe psikiatri – 10 ECTS

Kjo lëndë u paraqet studentëve teoritë që lidhen me çrregullimet e zakonshme psikiatrike dhe nevojat specifike të personave me çrregullime psikike. Përfshin një përmbledhje të trajtimeve të ndryshme që janë në dispozicion për personat me çrregullime psikike. Do të merren parasysh çështjet etike si: përputhshmëria e pacientit me trajtimin, pëlqimin e informuar, shtrimi i  të menjëhershëm në spital. Studenti do të jetë i informuar për shërbimet sociale dhe shëndetësore që janë në dispozicion për personat me çrregullime psikike dhe për ata të cilët kanë vështirësi në të mësuar. Studenti do të zhvillojë aftësitë e duhura të komunikimit dhe kujdesit profesional.

Ndihma urgjente dhe kujdesi shëndetësor në rrethana të veçanta – 3 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është përfitimi i njohurive nga ana e studentëve për metodat themelore të diagnostikimit dhe trajtimit të situatave në të cilat është e domosdoshme ofrimi i ndihmës së parë, përfshirë sëmundjet akute dhe ato kronike të akutizuara, lëndimet, djegiet, gjakderdhjet, helmimet dhe metodat bashkohore të reanimimit kardiopulmonar.

Sëmundjet infektive me (Bakteriologjia, virologjia dhe parazitologjia – 3ECTS

Në këtë modul do përfshihen njohuritë bazike për studentët e infermierisë nga fusha e sëmundjeve ngjitëse.Do të studiohet epidemologjia dhe terminologjia lidhur me infeksionet, si dhe njohuria mbi organizmat sëmundje-shkaktues. Do të përshkruhen procedurat diagnostike dhe trajtimi i bazuar në dëshmi. Do të rishikohen efektet dhe zhvillohet njohuria rreth infeksionit të individëve dhe komuniteteve. Kjo do të përfshijë rishikimin e kontrollit të infeksionit. Do të ofrohen informacione për shumëllojshmërinë e sëmundjeve të zakonshme infektive dhe do të diskutohet për kujdesin e duhur të Infermierisë që duhet ofruar në spitale dhe në komunitete për personat me këto kushte.

Module zgjedhore (përzgjidhni një nga lista përzgjedhëse- Lista B) – 3 ECTS

Viti i III-të ( semestri i V-të)

Hulumtimi në infermieri – 3 ECTS

Kjo lëndë do t’i zhvillojë njohuritë e studentëve në lidhje me procesin e hulumtimit, dhe është dizajnuar që t’u mundësojë studentëve të lexojnë dhe vlerësojnë në mënyrë kritike për hulumtimet e me theks të veçantë aplikimit në praktikën e tyre klinike. Lënda synon që studentët e Infermierise t’i aftësojë për punë të  pavarur në shkruarjen e hulumtimeve të cilësisë së lartë si dhe t’i pajisë me njohuri për çështjet metodologjike në procesin e kërkimit shkencor. Do të mësohen dhe analizohen llojet e hulumtimeve shkencore në degën e Infermierisë; do të aftësohen studentët për planifikimin e pavarur të hulumtimit dhe mënyrën e shkruarjes së artikullit shkencor. Do të njihen me rëndësinë dhe karakteristikat e punës kërkimore dhe hulumtuese.

Menaxhimi dhe udhëheqja në infermieri – 3 ECTS

Kjo lëndë ka për qëllim që studentëve t’ua zgjerojë të kuptuarit rreth menaxhimit, udheheqjes se aktiviteteve dhe sherbimeve te infermierisë në kontekst të planifikimit, organizimit dhe ofrimit të kujdesit të duhur infermierorë. Kjo lëndë do të lehtësojë zhvillimin e aftësive kritike dhe analitike lidhur me ofrimin e kujdesit infermieror, menaxhimin dhe udhëheqjen.

Kujdesi shëndetësor në komunitet – kujdesi shtëpiak (në kontekstin e shëndetësisë kosovare) – 10 ECTS

Qëllimi i lëndes është njoftimi i studentëve me rolin dhe rëndësinë e infermierëve të komunitetit në sistemin e kujdesit shëndetësor, ku studentët do të janë në gjendje të njohin dhe integrojnë konceptet sociale shkencore dhe teoritë e provat e fundit  kërkimore. Studentët do të identifikojnë ndikimet e zhvillimit politik dhe social në kujdesin shëndetësor në vend dhe jashtë vendit. Do njoftohen dhe do jenë në gjendje të kuptojnë përparësitë e kujdesit të integruar për individët, familjet e tyre dhe për komunitetit. Lënda ka për qëllim  t’iu ndihmoj studentëve të njoftohen me përparësitë dheobligimet për respektimin e standardeve të kujdesit infermieror, po ashtu ofrimin e kujdesit infermieror dhe zabtimin e njohurive sipas planit të kujdesit shëndetësor në komunitet duke u bazuar në analizë, sintezë dhe vlerësim të literaturës së kujdesit infermieror në komunitet.

Kujdesi infermieror tek pacientët kirurgjikal me Kirurgji – 11 ECTS

Kjo lëndë bazohet në njohuritë e studentëve për zhvillim të shëndetshëm për të mundësuar të kuptuarit e nevojave të të rriturve me sëmundje fizike. Kjo do të shqyrtojë patopsikologjinë e sëmundjes, shkaqet, simptomat, diagnozën dhe trajtimin e të dy gjendjeve akute dhe kronike. Do të shqyrtohen efektet fizike dhe mendore afatshkurtë dhe afatgjatë, për të ardhmen e shëndetit dhe mirëqenien. Aftësitë psikomotorike të kujdesit dhe një shumëllojshmëri e procedurave të kujdesit do të mbahen në klasë, ndërsa arritja e kompetencave do të bëhet në spital ose në komunitet.

Module zgjedhore (përzgjidhni një nga lista përzgjedhëse- Lista B) – 3 ECTS
Viti i III-të ( semestri i VI-të)
Praktika e avancuar infermierore – 18 ECTS

Kjo lëndë konsolidon programin. Studentëve do t’u ofrohen mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre në infermierinë klinike; të praktikojnë aftësitë e menaxhimit në mjedise të ndryshme; demonstrojnë hulumtim të bazuar sistematik, të individualizuar dhe etik gjithashtu edhe menaxhimin e qasjes së kujdesit tek pacientët, familjarët dhe profesionistëve të tjerë të shëndetit

Teza e Diplomës – 6 ECTS

Lënda ka për qëllim sqarimin e përgjithshëm të metodologjisë së punës kërkimore-shkencore dhe terminologjisë përkatëse. Ligjëratat rreth përcaktimit dhe zhvillimit të hapave që ndjek një punim shkencor, prej përcaktimit të temave për hulumtim, përgatitjes së projektit hulumtues, rishikimit te literatures, përcaktimit të dizajnit hulumtues, popullatës dhe mostrës përkatëse, përzgjedhjes dhe përcaktimit të instrumentave matëse dhe mbledhjes së të dhënave, analizimit dhe interpretimit të të dhënave, përpilimit të raportit të hulumtimit e deri në vlerësimin e këtij raporti, janë shoqëruar me detyra  praktike të cilat janë zhvilluar paralel me përgatitjen akademike të studentëve. Gjithashtu,  do të sqarohen edhe qasjet e ndryshme kuantitative dhe kualitative  si dhe metodat  mikse në hulumtimet shkencore

Module zgjedhore (përzgjidhni dy nga lista përzgjedhëse- Lista A) – 6 ECTS

MODULET ZGJEDHORE NGA LISTA A

Kujdesi infermieror preoperativ – 3 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është që studenti të njoftohet me përgatitjen psiqike dhe fizike para ndërhyrjes kirurgjikale. Përgatitjen e pergjithshme, specifike të një pacienti.Studenti njihet me periudhen intraoperative. Standartet e ruajtjes së asepses ne sallen kirurgjikale si dhe sigurinë e pacietit në sallë. Klasifikimi sipas ASA i pacientëve.

Shkrimi akademik – 3 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është metodologjia dhe teknika e të shkruarit, si një nga format e komunikimit. Metodologjia dhe teknika e të shprehurit qartë të mendimit në letër për t`iu përshtatur lexuesit, të cilit i drejtohet, dhe për të mbajtur gjallë interesin e tij. Kjo lëndë synon të zhvillojë mendimin kritik dhe krijues si gjatë leximit, ashtu edhe gjatë shkrimit. Shkrimi akademik synon t’ i eliminojë mangësitë që e shoqërojnë procesin e të shkruarit, t’ i mësojë studentit mënyrën e të shkruarit të një letre, raporti, eseje, ligjërate apo një punimi kërkimor.

Siguria e pacientit dhe kontrolli i infeksioneve – 3 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është njohja e masave mbrojtëse për të parandaluar infeksionin. Njohja me sëmundjet infektive dhe mënyra e bartjes se infeksioneve. Poashtu studentët do të njihen me përkufizimet dhe definicionet e sëmundjeve ngjitëse dhe rrezikun gjatë punës diagnostike. Studentët do të informohen, dhe trajnohen sa i perket higjenes dhe mbikëqyrjes se infeksioneve intrahospitalore.

Menaxhimi i dhimbjes – 3 ECTS

Përmes këtij moduli studentët do të arrijnë të definojnë dhimbjen dhe sqarohen mbi konsekuencat psiqike të dhimbjeve afatgjata . Do të mësojnë për mënyren e trajtimit të dhimbjes me medikamente; të përafrohen me fiziologjinë e dhimbjes, të njihen me bazat e farmakologjisë dhe ndikimet anësore të medikamenteve, të aplikojnë masat me ndikim primar periferik dhe primar qendrorë si dhe stimulimin bazal.

MODULET ZGJEDHORE NGA LISTA B

Kujdesi infermieror onkologjik dhe paliativ – 3 ECTS

Kjo lëndë do t’i zhvillojë njohuritë e studentëve në lidhje me trajtimin e sëmundjeve terminale të avancuara si dhe me ndikimin e tyre, zhvillimin dhe karakteristikat specifike të kujdesit paliativ infermieror, studentët mësojnë se si të vlerësojnë dhe të planifikojnë ndërhyrjet ndaj simptomave më të shpeshta në fund të jetës si dhimbja, dispnea, nauzea dhe deliriumit. Studentët mësojnë se si të përgatisin një vlerësim të integruar të nevojave psikologjike, sociale dhe shpirtërore të pacientit dhe familjes si dhe planifikojnë trajtimin në përputhje me rrethanat. Njohin dhe kuptojnë rëndësinë e një qasje të integruar dhe multidisiplinare në kujdesin paliativ. Aftësohen për përgaditjet mbi stadin terminal të sëmundjes, procesin e vdekjes dhe rregullat ligjore në fuqi për këtë proces.

Cilësia në kujdesin infermieror – 3 ECTS

Studentët do të familjarizohen me qasjet moderne dhe me evidencat e fundit të menaxhimit dhe udhëheqjes, menaxhimin e kujdesit shëndetësor dhe menaxhimin infermieror. Mësojnë në lidhje me menaxhimin e kujdesit shëndetësor në mjedisin social, kuptojnë rëndësinë e menaxhimit të integrimit të kujdesit shëndetësor me menaxhimin infermieror, kuptojnë rëndësinë e udhëheqjes për menaxhimin e suksesshëm të ofrimit të kujdesit shëndetësor, kuptojnë teorinë e udhëheqjes dhe menaxhimin e ndryshimeve në menaxhimin infermieror; bëjnë dallimin në mes të menaxhmentit dhe lidershipit; përdorin teoritë e udhëheqjes në praktikë; përdorin elementet e udhëheqjes në praktikë; familjarizohen me teknikat e suksesshme të zbatimit të ndryshimit për zgjidhjen e problemeve.

Dëshmia e bazuar në kujdesin infermieror – 3 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është që studenti të njihet me rëndësinë e infermierisë së bazuar në prova, fiton njohuri në lidhje me evolucionin e infermierisë së bazuar në prova, si të parashtrojë pyetje përkatëse klinike, të gjejë prova përkatëse, si dhe të vlerësojë në mënyrë kritike. Studenti duhet të përvetësojë aftësitë për aplikimin e provave kërkimore në praktikën infermierore. Njihet me pengesat e përdorimit të provave në praktikën infermierore, si dhe mëson se si të shkruajë artikuj profesional.

Hyrje në infermierinë transkulturore – 3 ECTS

Qëllimi i teorisë së kujdesit infermieror transkulturor është njohja, përvetësimi dhe aplikimi i gjetjeve kërkimore të kujdesit infermieror për të siguruar përfilljen e specifikave kulturore në harmoni kulturore me origjinën e pacientit për të siguruar shëndet, mirëqenie, shërim dhe ndihmë personave që përballen me sëmundje, kufizime aftësish jetësore apo edhe vdekje të mundshme.
Të sfidojë infermierët e ardhshëm për të zbuluar dhe përvetësuar njohuri transkulturore rreth kujdesit njerëzor dhe të mësojnë si të përdorin ate si një udhëzues për të ofruar kujdes të pranueshëm kulturor dhe duke kontribuar në aplikimin e nocioneve themelore të profesionit infermieror.

Informatika në kujdesin infermieror – 3 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është që të informojë studentët me metodologjinë e hulumtimit dhe bazat e informatikës shëndetësore. Studentët do të aftësohen në shfrytëzimin dhe interpretimin e metodave më të shpeshta statistikore në lëmin mjekësore. Njohuri nga fusha të ndryshme mbi të cilat kujdesi infermieror është i bazuar në lidhjen me informatiken në kujdesin shëndetësor.

Dietat dhe nutricioni – 3 ECTS

Studentët do të njohin për rëndesinë e yndyrnave, proteinave, karbohidrateve, vitaminave dhe mineraleve qe i nevojiten një organizmi në periudha të ndryshme të jetës, kuptojnë dhe janë të njohur me përcaktimet themelore dhe funksionet metabolike të shëndetit; kuptojnë rëndësinë të ushqyerit klinik si një pjesë integrale e mjekësisë parandaluese dhe kurative; specifikojnë aktivitetet klinike të ushqyerit brenda sistemit të kujdesit shëndetësor të vendit; bëjnë dallimin në mes të ushqyerit të shëndetshëm tek popullata në rrezik dhe popullata e sëmurë;si dhe rekomandimet e dietave të ndryshmve varesisht nga gjendja shëndetësore e pacientit.

Komunikimi dhe marrëdhëniet ndër personale në infermieri dhe kujdesin shëndetësor – 3 ECTS

Studentët do të kuptojnë se si funksionon procesi i komunikimit; zgjedhin modele të përshtatshme të komunikimit; duhet të dinë se si duhet përcaktuar procesin e dëgjimit; kuptojnë dallimin në mes të komunikimit jo-verbal dhe verbal; kuptojnë rëndësinë e komunikimit terapeutik; dinë se si të përdorin empatinë; përdorin të paktën standardet minimale të komunikimit; janë në gjendje të kuptojnë komunikimin asimetrik: infermier-pacient.