Menaxhment Shëndetësor

Qëllimi dhe profili i programit

Programi master Menaxhment Shëndetësor është program i nivelit të dytë sipas Kornizës së Kualifikimeve Evropiane (European Qualifications Framework, European Higher Education Area EQF – EHEA), dhe nivelit 7 sipas EQF dhe Kornizës së Kualifikimit të Kosovës. Studimet e nivelit master janë të orientuara në studime të thelluara të çështjeve të caktuara si objekte studimore të këtyre programeve. Prandaj, në përputhje me kërkesat e Manualit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, gjatë hartimit të këtij programi, AAB është kujdesur që niveli i kompetencave dhe aftësive që studentët fitojnë të jenë në përputhje me përshkruesit e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.
Progami implementohet bazuar në “Rregullore për organizimin e studimeve master” të Kolegjit AAB.

Rezultatet e pritura të studimit

Pas përfundimit të këtij programi, të diplomuarit do të jenë në gjendje:
– Të demonstrojnë njohuri dhe kuptim të thellë të aspekteve kryesore të funksionimit të sektorit shëndetësor;
– Të implementojnë dhe zhvillojnë ide origjinale bazuar në informacion të qartë për përmirësimin e vendit të punës, performancës së organizatës dhe efikasitetit të personelit;
– Të angazhohen në qasjen sistematike të kërkimeve shkencore dhe përpunimit të informacionit dhe fenomeneve në organizatat e kujdesit shëndetësor;
– Të zbatojnë qasje të reja për zgjidhjen e problemeve në situata të ndryshmeduke përdorur njohuri të reja dhe konsideruar përvojat e akumuluara në sektorin e kujdesit shëndetësor;
– Të bëjnë gjykime kompetente në situata me informacion të kufizuar, gjithmonë duke reflektuar konsiderata sociale dhe etike;
– Të shprehin qartë dhe t’i komunikojnë përfundimet dhe gjykimet e tyre një audience të specializuar dhe ose jo- të specializuar;
– Të vazhdojnë avancimin e njohurive bazuar në qasje sistematike, koherente dhe të vetëdijshme për zhvillimin personal;
– Të marrin përgjegjësi për veprimet individuale dhe zhvillimin profesional dhe punën e një grupi të personelit në sektorin e shëndetësisë.

Niveli dhe grada akademike

Me përfundimin e studimeve studentët fitojnë titullin: Master i Shkencave (MSc) in Menaxhment Shëndetësor.


Viti I

Metodologjia e Kërkimit Shkencor – 7 ECTS

Lënda ka për qëllim të mësojë studentët lidhur me bazat e hulumtimit shkencor dhe aplikimin e tyre në projekt propozimin e tezës master shkencor në menaxhment shëndetësor. Përvetësimin e njohuive teorike, shkathtësive praktike mbi bazat e hulumtimit shkencor që do të forcojnë kompetencat menaxheriale që ndërlidhen me vendimmarrjen e bazuar në evidencë. Lënda synon të ofroj studentëve literaturën më të re lidhur me hulumtimet shkencore,të zhvilloj aftësi kritike dhe analitike të leximit literaturës shkencore, zhvilloj shkathësi për punë të pavarur ne aspekti e zgjedhjes së mostrës, llojit të hulumtimit, mënyrës sëmbledhjes së të dhënave dhe krijimit të databazave si dhe shkruarjes së artikujve shkencor sipas standardeve,të aftësoj studentët që në mënyrë të pavarur të shkruajnë projekt propozim shkencor.

Bazat e statistikës - 7 ECTS

Ngritja e njohurive teorike dhe praktike mbi bazën e statistikave për të kontribuar në kompetencat për vendimmarrje të bazuar në prova. Lënda synon të trajnojë studentët në biostatistikat në lidhje me mbledhjen, organizimin, analizimin dhe interpretimin e të dhënave numerike në shkencat biologjike dhe shëndetësore , konceptet bazë të përdorimit të statistikave , të shtjellojë në detaje konceptet statistikore dhe metodat statistikore të analizave përshkruese dhe përmbyllëse të aplikuara në shkencat biologjike dhe shëndetësore ,të aftësojë studentët të propozojnë metodologjinë e analizës statistikore në projekt propozimet shkencore.

Organizimi dhe funksionimi i sistemit shëndetësor - 6 ECTS

Lënda ka për qëllim përvetësimin e njohuive teorike dhe shkathtësive praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave menaxheriale që ndërlidhen me organizmin dhe funksionimin e sistemit shëndetësor, dhe kontribojnë në përmirësimin e saj. Lënda synon të aftësoj studentët në aspektin e njohjes të karakteristikave të përgjithshme të modelit të organizimit dhe funksionimit sistemit shëndetësor (synimeve finale, të ndërmejtme dhe levave të kontrollit të sistemit shëndetësor ), të zhvilloj shkathësi analitike në matjen, monitorimin dhe komunikimin e performancës së sistemit shëndetësor respektivisht institutioneve shëndetësore ,të aftësoj studentët që në mënyrë të pavarur të definojnë kornizën e matjes së performancës me qëllim të përmirësimit të performancës.

Module zgjedhore (përzgjidhni dy nga lista përzgjedhëse- Lista A)
Viti i I-rë ( semestri i II-të)
Menaxhimi i institucioneve shëndetësore - 10 ECTS

Njohja me konceptin e menaxhimit në përgjithësi dhe menaxhimin e institucioneve shëndetësore në veqanti.Përvetësimin e njohuive teorike dhe shkathtësive analitke që do të forcojnë kompetencat menaxheriale që ndërlidhen me menaxhmentin si nocion ekonomik dhe aplikimin e tij specifikisht në menaxhimin e institucioneve shendetesore. Lënda synon të krijoj një koncept të mendësisë së vazhdueshme menaxheriale për çdo punë menaxheriale shëndetësore si dhe përgjegjësive klinike mjekësore, të zhvilloj shkathësi analitike për mënyren e menaxhimit të institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore,efikasitetin dhe efektivititeti e punës, mënyren e menaxhimit e burimeve pergjithësisht e në veqanti menaxhimin e burimeve njerëzore profesionale shëndetësore, me fokus të veqant në nivelin e motivimit, menaxhimit të stresit në punë, dhe edukimit të vazhdueshëm profesional duke u bazuar ne zhvillimet me te reja.

Lidershipi - 8 ECTS

Përmes kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri thelbësore për lidershipin dhe për aftësitë e ndryshme lideristike për të influencuar tek njerëzit që përmes angazhimit maksimal të tyre të arrihen qëllimet institucionale. Do të zhvillohet mendimi kritik dhe do të aftësohen studentët që t’i zbatojnë në praktik njohuritë e fituara, gjatë proceseve udhëheqëse dhe vendimmarrëse.Lënda synon që studentët t’i kuptojnë kompetencat kryesore të lidershipit efektiv, ta kuptojnë rëndësinë e motivimit, influencimit dhe punës ekipore për lidership efektiv,ti njohin stilet lideristike dhe t’i zhvillojnë aftësitë për të udhëhequr në mjedise dinamike dhe të pasigurta, të jenë në gjendje që në praktik studentë të mund të përdorin njohuritë e tyre të lidershipit dhe elementet tjera si personalitetin, sjelljen dhe perceptimet e tyre gjate ndërtimit të raporteve lider-punonjës.

Module zgjedhore (përzgjidhni dy nga lista përzgjedhëse- Lista A)

Viti II

Viti i II-të ( semestri i III-të)
Teknologjia informative dhe komunikimi në kujdesin shëndetësor– 8 ECTS

Lënda Teknologjia e Informimit dhe komunikimi ne shendetesi ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave menaxheriale në fushën e teknologjis informative dhe komunikimit ne shendetesi. Studentet, pas përfundimit pritet të jenë ne gjendje të kuptojn se cka janë Sistemet e informacionit dhe cila është rëndesia tyre në sistemin shëndetsor të një shteti.

Cilësia në kujdesin shëndetësor – 8 ECTS

Arritja e njohurive teorike dhe e aftësive analitike që do të forcojnë kompetencat menaxheriale në kryerjen e matjeve të cilësisë, vlerësimin e matjeve kundrejt pritshmërive, përpilimin e planeve të përmirësimit bazuar në modelet ekzistuese të përmirësimit dhe përdorimin e mjeteve të disponueshme dhe udhëheqjen e ekipit të përmirësimit.

Shëndeti global – 8 ECTS

Njohja me konceptet dhe zhvillimet e shëndetit global.Përvetësimin e njohuive teorike dhe shkathtësive analitke që do të forcojnë kompetencat menaxheriale që ndërlidhen me zhvillimet në shëndetin global, dhe kontribojnë në përmirësimin e tyre. Lënda synon të ngris njohuritë lidhur me konceptin e shëndetit global, dinamikat dhe prospektet zhvillimore. Aftësoj studentët që në mënyrë të pavarur të analizojnë zhvillimet në nivlein e shëndetit global dhe kuptojnë rolin e tyre menaxherial dhe kontribojnë në përmirësimin e saj.

Module zgjedhore (përzgjidhni një nga lista përzgjedhëse- Lista B) – 6 ECTS
Viti i II-të ( semestri i IV-të)
Trendet në kujdesin shëndetësor – 7 ECTS

Arritja e njohurive teorike dhe e aftësive analitike që do të forcojnë kompetencat menaxheriale në kryerjen e matjeve të cilësisë, vlerësimin e matjeve kundrejt pritshmërive, përpilimin e planeve të përmirësimit bazuar në modelet ekzistuese të përmirësimit dhe përdorimin e mjeteve të disponueshme dhe udhëheqjen e ekipit.

Tema Master – 23 ECTS

MODULET ZGJEDHORE - LISTA A

Etika dhe deontologjia – 5 ECTS

Lënda ka për qëllimi paisjen e studentëve me njohuri themelore ne lidhje me çështjet morale në praktiken mjekësore, si dhe krijimi i një opinion faktik tek studentet, se aplikimi i rregullave të moralit është thelbësore për zhvillimin e praktikes së mirëfillt mjekësore.Njohja me parimet etike dhe deontologjine mjekesore. Të krijoj njohuri të vazhdueshme tek studentet e profileve mjekësore se parimet e moralit edhe pse disa nga ato nuk jane obligative me ligj, duhet respektuar gjatë punës së tyre si profesionist shëndetësor.

Aspektet ligjore të sistemit shëndetësor – 5 ECTS

Lënda ka për qëllim pёrvetёsimin e njohurive teorike dhe shkathtёsive praktike tё studentёve, tё cilat mundёsojnё përparimin dhe ndryshimet në institucionet shëndetësore respektivisht sistemin shëndetësor, që do të kontriboj në përmirësimin e statusit shëndetësor, mbrojtjen nga risku financiar dhe kënaqshmërinë e qyetatrëve nё mёnyrё qё studnetёt tё jenё mё tё aftёsuar pёr krijimin e njё menagjmenti sa mё efikas shёndetёsor.

Ekonomia e shëndetësisë – 6 ECTS

Lënda ka për qëllim njohjen me bazat e ekonomisë shëndetësore dhe zhvillimet në ekonominë shëndetësore; Përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive analitke në ekonominë shëndetësore që do të forcojnë kompetencat menaxheriale që ndërlidhen me shëndetin dhe kujdesin shëndetësor.
Lënda po ashtu ka për qëllim të zhvillojë shkathësi analitike dhe komunikimi lidhur me konceptet relevante në lëmin e ekonomisë shëndetësore; Të aftësojë studentët që në mënyrë të pavarur të analizojnë aspektet ekonomike të shëndetësisë, relevante për vendimmarrje në nivel të sistemit shëndetësor dhe institucional.

Menaxhimi financiar – 6 ECTS

Qëllimi i përgjithshëm i këtij moduli është krijimi i aftësive (dijeve dhe shkathtësive) për menaxhimin e financave për menaxherët ose drejtuesit e kujdesit shëndetësor. Lënda ka për qëllim të njoftojë studentët me konceptet e përgjithshme të procesit të planifikimit, ekzekutimit, menaxhimit, kontrollit dhe raportimit të financave në institucionet e kujdesit shëndetësor; të zhvillojë njohuritë dhe shkathtësitë teorike dhe praktike të studentëve në sferën e menaxhimit të financave në kontekst operativ, të të hyrave, investimeve kapitale, analizave dhe raportimeve financiare në organizatat e kujdesit shëndetësor.

MODULET ZGJEDHORE - LISTA B

Menaxhimi i Projekteve – 6 ECTS

Lënda ka për qëllim të zhvillojë njohuritë teorike dhe shkathtësitë praktike lidhur me konceptet themelore dhe të përgjithshme të menaxhimit të projekteve, planifikimit, shkruarjes, menaxhimit, kontrollit dhe vlerësimit të projekteve, si dhe metodologjitë, teknikat dhe instrumentet më efikase në funksion të gjenerimit dhe menaxhimit të projekteve.

Sfidat globale të shëndetit dhe një qasje shëndet – 6 ECTS

Mësimi i sfidave dhe zhvillimeve kryesore të shëndetit global. Arritja e njohurive teorike dhe aftësive analitike që do të forcojnë kompetencat menaxheriale në nivel institucional në lidhje me zhvillimet në qasje një shëndet ndaj shëndetit global. Kuptimi i koncepteve dhe faktorëve kryesorë që ndikojnë në shëndetin global dhe një qasje shëndetësore. Zhvillimi i kompetencave ndërdisiplinore e ndërkulturore.