Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB në bashkëpunim me Institutin për Auditim të Brendshëm dhe Kontrolle (IABK) zhvilluan ligjëratë për studentët e nivelit Master të Fakultetit Ekonomik, ku temë diskutimi ishte “Auditimi i brendshëm dhe i jashtëm, dhe roli i auditimit në qeverisje efektive dhe menaxhim financiar adekuat”. Panelistë në këtë ngjarje ishin dekani Ass.Prof. Medain Hashani, Ass.Prof.Dr. Ilir Rexhepi dhe Ass.Dr. Fëllanzë Pula nga Kolegji AAB. Përderisa, nga IABK panelistë ishin Mirlinda Kadriu-Ahmeti, drejtoreshë e Institutit si dhe Shukrije Morina, anëtare e Bordit të Institutit.
Temat të cilat u diskutuan ishin: raportimi financiar, standardet e raportimit financiar dhe të auditimit, besueshmëria në raportet e auditimit, si të procedohet një rast i cili nga auditorët konsiderohet si mashtrim, ndërlidhja mes auditimit të brendshëm dhe të jashtëm, ofrimi i ekspertizës gjatë kryerjes së auditimeve të përformancës si në menaxhim të kontratave, auditime në fushën e shëndetësisë dhe TI-së, etj.
Studentët patën rastin të përfitojnë nga shkëmbimi i njohurive nga panelistët lidhur me auditimin si nga aspekti teorik-procedural poashtu edhe nga aspekti praktik. Kjo ligjëratë u konsiderua si frytdhënëse nga studentët meqë ishte rast që të gërshetionin njohurinë teorike me atë praktike.