Me qëllim të ngritjes dhe formalizimit të nivelit të bashkëpunimit, Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB dhe kompania “Informatika Computers”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për studentët e Fakultetit Ekonomik të AAB-së, për të mbaruar mësimin praktik në këtë institucion dhe aktivitete të tjera profesionale, të cilat janë në shërbim të studentëve dhe të të dyja institucioneve.
Ky memorandum do të hapë rrugë për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet këtyre dy institucioneve me qëllim të ngritjes profesionale të studentëve.
Kjo marrëveshje e bashkëpunimit u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. Shaip Bytyqi dhe Drejtori i Kompanisë “Informatika Computers” z. Riza Ibrani.