Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB mbajti ligjëratë për nxënësit e Shkollës Profesionale “Kujtim Krasniqi”, në Malishevë

19 Dhjetor 2018

Në kuadër të bashkëpunimit të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB dhe Shkollës Profesionale “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, është zhvilluar ligjëratë për nxënësit e kësaj qendre nga profesorët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Shaip Bytyçi dhe Fidan Qerimi, në temat: “Marketingu në biznesin kosovar” dhe “Kërkimi i tregut si dhe inovacionet e internetit dhe ndikimi i tyre në biznese dhe jetën e klientëve”.

Në ligjëratë ishin pjesëmarrës nxënësit maturantë të  Shkollës Profesionale “Kujtim Krasniqi”, ndërsa, pas ligjëratës, është zhvilluar debat për temat të cilat janë ligjëruar nga profesorët e AAB-së.

Përfaqësuesit e kësaj shkolle profesionale shprehën gatishmëri që në të ardhmen të marrin pjesë në organizime e aktivitete të cilat i organizon Kolegji AAB.  

 

Share: