Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB mbajti ligjëratë për nxënësit e shkollës profesionale “Kujtim Krasniqi” në Malishevë

27 Janar 2018

Dekani i Fakultetit Ekonomik prof. Shaip Bytyqi dhe prof. Donat Rexha, mbajtën ligjeratë në shkollën profesionale Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë.

Qëllimi i këtij organizmi ishte avancimi i nxënësve në fushën e marketing-ut dhe mikroekonomisë.

Dekanati i Fakulteti Ekonomik Shaip Bytyqi në këtë organizim takoi stafin e menaxhmentit  të shkollës, ku me këtë rast u diskutu edhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Vlen të përmendet që Kolegji AAB gjithmonë dëshmon statusin e liderit për arsimin privat, vetëm gjatë kësaj vizite studentët patëm mundësi të takohen edhe me shtatë ish-studentë të Kolegjit AAB, ku falë njohurive të marra gjatë studimeve, tani janë profesor në këtë shkollë.

Share: