Fakulteti Ekonomik realizon trajnim njëditor për hartimin e projekt-propozimeve të temave Master

19 Janar 2026
Fakulteti Ekonomik në Kolegjin AAB ka realizuar trajnimin njëditor i dedikuar për hartimin e projekt-propozimeve të temave Master

Fakulteti Ekonomik në Kolegjin AAB ka realizuar trajnimin njëditor i dedikuar për hartimin e projekt-propozimeve të temave Master, me qëllim ofrimin e mbështetjes akademike dhe orientimit praktik për studentët e gjeneratave të mëparshme të programit Master.

Ky aktivitet u organizua me vendim të Dekanit të Fakultetit Ekonomik, dhe përfaqëson një angazhim të vazhdueshëm institucional për forcimin e cilësisë akademike dhe rritjen e standardeve kërkimore në studimet e ciklit të dytë.

Trajnimi u realizua nën mentorimin dhe angazhimin profesional të Prof. Assoc. Dr. Besime Ziberi dhe Prof. Ass. Dr. Donat Rexha, të cilët ofruan udhëzime teorike dhe praktike lidhur me strukturimin e projekt-propozimit të temës Master, formulimin e objektivave, pyetjeve kërkimore dhe hipotezave, përzgjedhjen e metodologjisë së hulumtimit, si dhe respektimin e standardeve të citimit dhe referencimit akademik.

Në këtë aktivitet morën pjesë 25 studentë me prezencë fizike, ndërsa rreth 5 studentë të tjerë morën pjesë online, duke reflektuar interesimin e gjerë dhe nevojën për aktivitete mbështetëse të këtij karakteri.

Studentët shprehën vlerësim dhe kënaqësi për organizimin dhe përmbajtjen e trajnimit, duke e konsideruar atë si një mbështetje të rëndësishme për avancimin e tyre akademik.

Share: