Fakulteti i Administratës Publike organizon ligjëratë me ekspertin Dimitar Keranov

5 Shkurt 2026

Në kuadër të aktiviteteve akademike të Fakultetit të Administratës Publike, është zhvilluar ligjëratë e hapur në lëndën Analiza e Politikave Publike, me Dr. Dimitar Keranov.

Dr. Keranov është politolog bullgar-gjerman dhe anëtar i Bordit Drejtues të Bulgarian Institute for
International Politics (BIIP).

Gjatë ligjëratës, Dr. Keranov ofroi perspektiva të thelluara akademike dhe praktike mbi procesin e analizës së politikave publike, duke trajtuar sfidat bashkëkohore të qeverisjes dhe vendimmarrjes publike në kontekstin evropian dhe ndërkombëtar.

Ligjërata u karakterizua nga diskutime të hapura dhe angazhim aktiv i studentëve, të cilët patën mundësinë të diskutojnë çështje aktuale dhe të përfitojnë nga përvoja profesionale e ligjëruesit të ftuar.

Share: