Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja do kenë edhe një mundësi shtesë për realizimin e praktikës gjatë studimeve, pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë “Manaferra”.
Marrëveshja u nënshkrua nga dekanja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Aida Alla dhe përfaqësuesi i kompanisë “Manaferra”, Roni Shehu.
Manaferra është një agjenci globale me prezencë në SHBA dhe Evropë. Ekipi i “Manaferra” ofron shërbime për universitetet në SHBA.
Gjatë praktikës, studentët tanë do të përfshihen në shkrimin e materialeve dhe do të bëjnë hulumtime online.