Fakulteti i Infermierisë po vazhdon bashkëpunimin me institucionet e kompanitë gjermane

23 Shtator 2019

Bashkëpunimi i Fakultetit të Infermierisë së Kolegjit AAB me institucione e kompani gjermane për çdo ditë e më shumë po thellohet. Në vazhdën e këtij bashkëpunimi dhe përgatitjen e kuadrove me kompetenca sa më të lartë në fushat përkatëse, së fundmi prodekanja e Fakultetit të Infermerisë, Shqipe Tahiri dhe asistentja Afërdita Seferaj, qëndruan në një vizitë hospituese në Shtutgart të Gjermanisë.

Gjatë vizitës së tyre studimore në “Shkollën për edukimin e Infermierëve – Diakonia”, ato ndoqën punën në këtë institucion, si dhe morën pjesë në seminarin me temë “Hartimi dhe përmbajtja e kurrikulave të arsimit në Gjermani”.

Përfaqësueset e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB gjithashtu  vizitua spitalin e Kryqit të Kuq, ku panë nga afër mënyrën se si organizohen dhe zhvillohen punët infermierore ndërsa me punimet e tyre kontribuan edhe në trajnimin “Planifikimi dhe zbatimi i udhëzuesve të mësimit praktik nga infermierët”.

Me këtë rast ato vizituan edhe bashkëpunëtorët e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, SANA Kliniken.

Kolegji AAB, respektivisht Fakulteti i Infermierisë në vazhdimësi po krijon mundësi të reja për avancimin e infermierëve të ardhshëm që studimet e tyre ia kanë besuar AAB-së.

Share: