Fakulteti i Infermierisë shënoi Ditën Ndërkombëtare të Veshkave

10 Mars 2018

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Veshkave, Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB, mbajti tryezë informuese lidhur me rëndësinë dhe informimin për rreziqet që ndikojnë në dëmtimin e veshkave.

Duke pasur parasysh që sivjet Dita Botërore e Veshkës korrespondoi me 8 Mars në Ditën e Gruas, theks i veçantë në këtë aktivitet iu kushtua edhe ruajtjes së shëndetit të gruas, si dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve të veshkave.

Me qëllim të senzibilizimit të studentëve për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave, studentët e Fakultetit të Infermierisë patën mundësinë të informoheshin nga prof.dr.Shkelzen Elezaj, specialist i kësaj fushe, i cili tha se parandalimi është shansi më i mirë për të ruajtur funksionimin e veshkave, kontrolli i presionit të gjakut dhe diabetit mund ta reduktojnë potencialin për një dëmtim progresiv të veshkave.

Ndërsa dekani i Fakultetit të Infermierisë, Idriz Sopjani, tha se që të kemi një numër më të vogël të rasteve të reja ne duhet të këmbëngulim, duke bërë çdo përpjekje të mundshme për edukimin dhe rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit.

Share: