Fakulteti i Infermierisë me 5 tetor nga ora 09:00 do të mbaj trajnimin njëditor me temën ‘’Kujdesi Paliativ’’, me ligjëruese Vlora Ejupi, në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB. Kurset janë të akredituara nga Oda e Infermierëve të Kosovës, ku mund të aplikojnë për pjesëmarrje të gjitha profilet shëndetësore dhe jo-shëndetësore, të cilët do informohen në lidhje me sfidat në kujdesin paliativ, ofrimin dhe ndërlidhjet në shëndetësi.
Çmimi për studentët është 10 euro, kurse për profilet tjera është 15 euro. Aplikimi bëhet përmes këtij linku. Pas aplikimit do të pranoni email që konfirmon aplikimin tuaj, kurse pagesa bëhet në këtë numër xhirollogarie:
TEB 2014 0000 0848 9233
Fletëpagesa dorëzohet si kopje fizike tek zyrja e Asisentëve të Infermierisë, jo më larg se një ditë para mbajtjes së trajnimit.