Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit dhe Step Sport Center nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

22 Janar 2021

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit ka nënshruar marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Sportive Step Sport Center, përmes së cilës synohet realizimi i projekteve të përbashkëta me theks të veçantë praktikën studentore.

Marrëveshja e arritur siguron krijimin e kushteve dhe ofrimin e mjeteve/pajisjeve të nevojshme, për studentët gjatë kryerjes së praktikës profesionale në ambientet e Qendrës Sportive Step Sport Center si dhe angazhimin e stafit profesional të kësaj qendreje për mbikëqyrjen dhe ndihmën ndaj studentëve në praktikën profesionale.

Përveç kësaj, studentëve me rezultate të dalluara të Kolegjit AAB do t’ u ofrohet mundësia që të angazhohen edhe si instruktorë noti në kuadër të Step Sport Center.

Share: