Fillimi i vitit akademik 2019/20, ka nisur mbarë edhe për Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB.
Numri i madh i madh i studentëve të regjistruar në këtë vit akademik, por edhe të gjithë studentët tjerë të këtij fakulteti, do të kenë mundësi të përfitojnë edhe nga marrëveshjet e arritura me 5 institucione universitare nga Bosnja e Hercegovina të arritura së fundi.
Në listën e partnerëve të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, iu shtuan edhe Fakulteti i Sportit dhe Edukimit Fizik nga Universiteti i Sarajevës, Fakulteti i Edukimit Fizik i Universitetit të Travnikut, me Universitetin “Dzemal Bjedic” nga Mostari, Fakultetin e Edukimit, drejtimi i Sportit nga Universiteti Evropian në Bërçko si dhe me Universitetin e Tuzllës.
Të gjitha këto marrëveshje u nënshkruan në kuadër të vizitës se delegacionit të Kolegjit AAB, në përbërje të dekanit të Fakultetit të Kulturës Fizike, prof.dr.Fatmir Pireva dhe prof.dr. Abedin Ibrahimi, të cilët u pritën në vizita miqësore nga udhëheqësit e universiteteve boshnjake.
Përmes këtyre marrëveshjeve synohet krijimi i partneritetit në mes të palëve nënshkruese në fushën profesionale, arsimore e shkencore.