Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB nënshkruan marrëveshje me Universitetin “Barleti”

15 Nëntor 2022

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit të universitetit “Barleti”, Tiranë.

Kjo marrëveshje përfshin shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e studentëve të cikleve të ndryshme të studimit për periudha semestrale studimi ose për periudha të praktikave, aktivitete dhe publikime të përbashkëta në kërkim shkencor; organizimin e përbashkët të konferencave shkencore, seminareve, tryezave dhe pjesëmarrjen në takime akademike dhe forma tjera bashkëpunimi.

Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i fakultetit të Kulturës Fizike dhe Aportit, prof.asoc.dr. Fatmir Pireva dhe dekani i universitetit “Barleti” prof.dr. Artan Shyti.

Share: