Turniri i maturantëve në Futsall u zhvillua brenda hapësirave të Kolegjit AAB, ku morën pjesë përfaqësues nga disa shkolla të vendit. Turniri u zhvillua me sistem të eliminimit direkt, dhe në finale arritën Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Rezonanca” nga Prishtina dhe Gjimnazi “Andrea Durrsaku” nga Kamenica. Pas një loje me rezultat bindës, garën e fituan maturantët nga Gjimnazi “Andrea Durrsaku” nga Kamenica. Në fund u ndanë edhe mirënjohjet dhe shpërblimet për tre vendet e para.
Vendi i parë 1000 euro, kupa, mirënjohje dhe medalje
Vendi i dytë 500 euro, mirënjohje dhe medalje
Vendi i tretë bursa studimore në masën 100% mirënjohje dhe medalje
Fakulteti i Kulturës Fizike të Kolegjit AAB është organizator i shumë turnireve në vend me qëllim të përkrahjes së sportistëve të talentuar.