Me qëllim të zhvillimit, promovimit të bashkëpunimit profesional dhe akademik në mes të dy institucioneve, Fakulteti i Psikologjisë i Kolegjit AAB dhe Qendra e Kujdesit Ditor “PEMA”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Qëllimi kryesor i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është që studentëve të Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB t’u ofrohet mundësia të kryejnë praktikën profesionale te Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA.
Marrëveshje e bashkëpunimit u nënshkrua nga dekania e Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB, Phd c. Mimoza Kamberi dhe drejtoreshës ekzekutive të Qendrës së Kujdesit Ditor “PEMA”, Liridona Zogaj.
Kujtojmë se Kolegji AAB, për të gjithë studentët e interesuar të bëhen pjesë e kompanive dhe institucioneve të ndryshme në praktika profesionale, e ka të konsoliduar Zyrën për Karrierë dhe Praktika, e cila në vazhdimësi rekruton dhe sistemon studentët e interesuar.