Studentëve të Psikologjisë në Kolegjin AAB tani e tutje iu shtua edhe një mundësi për të realizuar praktikën profesionale. Kjo falë nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunimi në mes të Fakultetit të Psikologjisë dhe Diakonie Training Center (DTC).
Nëpërmjet këtij memorandumi studentët e Fakultetit të Psikologjisë do të kenë mundësi të mbajnë praktikën profesionale, ku studentët do të fitojnë shkathtësi dhe njohuri për ofrimin e shërbimeve psikosociale.
Ky memorandum do të hapë rrugë për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet këtyre dy institucioneve me qëllim të ngritjes profesionale të studentëve.