Fakulteti i Psikologjisë nënshkruan marrëveshje me “Kids Academy”

1 Mars 2023
The Faculty of Psychology signs an agreement with "Kids Academy"

Dekani i Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB, Naim Telaku, ka nënshkruar marrëveshje me “Kids Academy”, që përfaqësohet nga Laureta Isa Shala. Qëllimi i marrëveshjes është angazhimi i studentëve të Fakultetit të Psikologjisë në “Kids Academy”, për punë praktike, si dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme. Palët nënshkruese do angazhohen për një numër të gjerë aktivitetesh, përfshirë organizimin e konferencave, tryezave të rrumbullakta, punës vullnetare të studentëve të Kolegjit AAB, por edhe punës praktike të tyre, organizimin e punëtorive të përbashkëta etj.

Kolegji AAB inkurajon të gjithë studentët e Fakultetit të Psikologjisë të aplikojnë për punë praktike, apo punësim në këtë institucion, kështu duke u zhvilluar profesionalisht gjatë viteve të studimit dhe pas tyre.

Share: