Studentët e nivelit bachelor dhe master të Fakultetit të Psikologjisë, prezantuan rezultatet e hulumtimeve të tyre kuantitative që i kanë zhvilluar gjatë gjithë semestrit.
Hulumtimet u prezantuan përmes prezantimeve dhe me prezantime posterë. Tematikat e hulumtimit ishin kryesisht të ndërlidhura me dukuritë e përdorimit të teknologjisë digjitale, agresivitetit, përjetimeve traumatike të fëmijërisë dhe çështje të tjera në fushën e shëndetit mendor.
Gjatë zhvillimit të hulumtimeve dhe prezantimit të të gjeturave, studentët dëshmuan kompetencë të lartë në fushën e hulumtimit dhe prezantimit shkencor.
Fakulteti i Psikologjisë tutje premton të shpeshtojë organizime të kësaj natyre në të ardhmen.