Fakulteti i Psikologjisë pjesë e fushatës “Mind the Mind” për promovimin e shëndetit mendor

26 Prill 2018

Para studentëve të Fakultetit të Psikologjisë u promovua fushata “Mind the Mind” e cila realizohet në bashkëpunim me European Federation of Psychology Students’ Associations (EFPSA) dhe Qendrën për Hulumtime Psiko-sociale dhe Mjekësore (QHPSM).

Qëllimi i kësaj fushate është të luftohet stigma ndaj çrregullimeve mendore, informimi dhe vetëdijësimi i opinionit publik në lidhje me këtë çështje. Realizimi i fushatës ngërthen në vete mbajtjen e ligjëratave/trajnimeve/punëtorive në lidhje me temat nga shëndeti mendor dhe çrregullimet  e tij, përmes përdorimit të videove, luajtjes së roleve dhe diskutimeve.

Pjesë e kësaj fushate janë studentët e Psikologjisë të cilët treguan mjaft  interesim dhe motivim gjatë aplikimeve të ndryshme që u shfaqën në kuadër të këtij trajnimi sensibilizues.

Koordinatorja e këtij projekti Kestrina Ahmeti, psikologe dhe dekanati i Psikologjisë gjatë takimit të përbashkët ranë dakord që pjesë e këtij projekti së shpejti të bëhen edhe disa nga studentët e Fakultetit të Psikologjisë të AAB-së në cilësinë e trajnuesve.

Share: