Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe kompania XToka nënshkruajnë marrëveshje

30 Janar 2026

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Arben Ahmeti, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me XToka, me drejtor Iljas Neziri, që ka për qëllim zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë së teknologjisë.

Marrëveshja fokusohet në përgatitjen e studentëve për tregun e punës përmes praktikës profesionale, bashkëpunimit me profesionistë të fushës dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta si punëtori dhe evente teknologjike. 

XToka, si kompani inovative në fushën e teknologjisë, krijon hapësirë për angazhim praktik dhe zhvillim të aftësive reale.

Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të karrierës së studentëve dhe zhvillimit të talenteve të reja në teknologji.

Share: