Është mbajtur mbledhja e stafit akademik të angazhuar në programin BA Profesional në Programim, nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB.
Qëllimi i kësaj mbledhje ishte harmonizimi i syllabuseve dhe të sigurohet se përmbajtja e njëjtë në syllabuse nuk përsëritet mes lëndëve.
Pas prezantimit të bartësit të programit Shkëlqim Miftarit, u zhvilluan diskutime nga stafi duke ofruar rekomandime të caktuara në mënyrë që programi të jetë më funksional.