Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ndau mirënjohje për studentët të cilët u angazhuan në aktivitete shkencore dhe mësimore gjatë vitit akademik 2017/18. Aktivitetet e studentëve ishin të realizuara kryesisht në kuadër të klubeve të mekatronikës dhe atij të sigurisë kibernetike.
Studentët e angazhuar gjatë kësaj periudhe kanë realizuar një numër të madh të projekteve, ndër të cilat janë krijimi i Web faqeve, ndërlidhja ndërmjet internetit të pajisjeve kompjuterike të vendosura në objekte të përditshme, duke u mundësuar atyre të dërgojnë dhe të marrin të dhëna, krijimi i dronit solar, i fushës magnetike, sistemit të alarmit, etj
Me mirënjohje u shpërblyen edhe udhëheqësit e këtyre klubeve Ilir Rruci, Leutrina Bajrami dhe Florian Kunushevci.
Vlenë të theksohet se pjesëmarrës në këto aktivitete ishin edhe studentë të fakulteteve tjera brenda dhe jashtë Kolegjit AAB.
Këto aktivitete do të vazhdojnë nëpër klube të njëjta edhe vitin tjetër akademik me ç’rast studentët do të krijojnë projekte edhe më të mëdha pasi shumica nga këta ishin studentë të vitit të parë.