Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Jusuf Qarkaxhija, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën joqeveritare “Instituti Galaxy”. Realizimi i punës praktike nga studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në këtë organizatë ishte në thelb të kësaj marrëveshje, duke pasuar me aktivitete e organizime të ndryshme ndërkohë.
Të dy palët që nënshkruan marrëveshjen shprehën vullnetin dhe përkushtimin në angazhimet e mëtutjeshme, ndërsa ritheksuan bashkëpunimet e shumta që synojnë në të ardhmen.