Fakulteti i Shkencave Kompjuterike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OJQ “Instituti Galaxy”

12 Prill 2023
The Faculty of Computer Sciences signs a cooperation agreement with the NGO "Galaxy Institute"

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Jusuf Qarkaxhija, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën joqeveritare “Instituti Galaxy”. Realizimi i punës praktike nga studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në këtë organizatë ishte në thelb të kësaj marrëveshje, duke pasuar me aktivitete e organizime të ndryshme ndërkohë.

Të dy palët që nënshkruan marrëveshjen shprehën vullnetin dhe përkushtimin në angazhimet e mëtutjeshme, ndërsa ritheksuan bashkëpunimet e shumta që synojnë në të ardhmen.

Share: