Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shkollën e mesme elektroteknike “Gjin Gazulli

11 Janar 2023

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Prof. Ass. Dr. Jusuf Qarkaxhija, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin menaxhues të shkollës së mesme elektroteknike “Gjin Gazulli”, Bujar Gjocaj. Përmes kësaj marrëveshje parashihet realizimi i punës praktike të nxënësve të shkollës “Gjin Gazulli”, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB.

Gjatë kohës së praktikës, Kolegji AAB do iu ndihmoj nxënësve me stafin e vet, duke i bërë pjesë në trajnime të ndryshme falas që organizohen vazhdimisht.

Share: