Fakulteti i Shkencave Shëndetësore organizon konferencë ndërkombëtare për Ditën e Radiologjisë

30 Tetor 2024

Me datat 8 dhe 9 nëntor 2024, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore do organizoj konferencën ndërkombëtare për Ditën e Radiologjisë, nën moton “Radiologët dhe Radiografët: Mbështetje për Pacientët”- “Roli i Teknikut të Radiologjisë në Shëndetësi”. Kjo konferencë është e hapur për të gjitha profilet shëndetësore dhe jo-shëndetësore që kanë interes për të mësuar rreth sfidave në kujdesin shëndetësor dhe rëndësinë e radiologëve e teknikëve të radiologjisë në diagnostikimin dhe trajtimin mjekësor.

Për çdo paqartësi, mund të na kontaktoni në emailin: [email protected], deri me 07.11.2024.

Share: