Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tuberkulozit, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore ka organizuar një ligjëratë të veçantë me të ftuar pulmologun Dr. Besim Morina.
Gjatë ligjëratës, Dr. Morina ndau detaje për studentët rreth sëmundjes së tuberkulozit, me fokus tek natyra e sëmundjes, mënyrat e bartjes, format e trajtimit si dhe rëndësinë e diagnostifikimit në kohë.
Përmes kësaj ligjërate studentët patën mundësi të thellojnë njohuritë e tyre dhe të kuptojnë më qartë sfidat që lidhen me këtë sëmundje.
Ky aktivitet shërbeu si një kujtesë e rëndësishme për të gjithë se njohuria dhe ndërgjegjësimi janë hapat kyç në parandalimin e tuberkulozit dhe ruajtjen e shëndetit publik.


