Fakulteti i Shkencave Sociale dhe QAPI mbajnë trajnimin për zhvillim profesional të mësimdhënësve

18 Dhjetor 2023
The Faculty of Social Sciences and QAPI hold training for the professional development of teachers

Një trajnim me temën “Menaxhimi i detyrave të shtëpisë në arsimin fillor” është mbajtur me mësimdhënësit e ciklit fillor nga “The British School of Kosova”, i organizuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI).

Trajnimi është një program i dedikuar për menaxhimin e detyrave të shtëpisë për mësuesit, që ka për qëllim kryesor zhvillimin profesional të tyre.

Në të u ofruan udhëzime për mësimdhënësit rreth teknikave dhe strategjive më efektive për të menaxhuar detyrat e shtëpisë në mënyrë efikase, duke lehtësuar balancin midis jetës profesionale dhe asaj personale.

Profesoresha Lirika Bërdynaj Syla udhëhoqi këtë trajnim, që siguron një perspektivë të pasur akademike dhe praktike.

Share: