Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Shoqata Down Syndrome Kosova realizojnë aktivitetin “Një kartolinë për ty”

19 Mars 2025

Është mbajtur aktiviteti humanitar “Një kartolinë për ty”, organizuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova.

Gjatë aktivitetit, kartolinat e krijuara nga kjo shoqatë u vendosën në shitje, në mënyrë që përmes një shume solide t’u dilet në ndihmë personave me sindromë down.

Studentët patën interesim të madh për të blerë kartolinat, ndërsa u bënë pjesë e kësaj nisme humanitare dhe të rëndësishme.

Share: