Edhe një marrëveshje e re i është shtuar listës së partnerëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB.
Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin për zhvillimin e pjesës praktike të studentëve të Shkencave Sociale në këtë institucion, duke ndikuar në aftësimin dhe zhvillimin profesional të fushës së edukimit parashkollor.
Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof. Hysen Kasumi dhe drejtoresha e Institucionit Parashkollor “Gjeniu”, Arbresha Beka.