Bazuar në nevojat për t’ i përgatitur studentët për tregun e punës në fushat që lidhen me sherbimet edukative arsimore, Kolegji AAB, respektivisht Fakulteti i Shkencave Sociale ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institucionin Parashkollor “Kopshti Dua”.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit është promovimi i aftësimit profesional të studentëve të Shkencave Sociale, në fushat që lidhen me shërbimet e ofruara nga “Kopshti Dua” dhe angazhimin e studentëve në punë praktike pranë këtij institucioni.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi u bë nga dekani i fakultetit të Shkencave Sociale, prof. dr. Hysen Kasumi dhe drejtoresha e këtij Institucioni, z. Njomza Bajrami.