Fakulteti i Shkencave Sociale në Kolegjin AAB organizoi ligjëratë me temën “Logopedia në Kosovë”

11 Dhjetor 2019

Në një ligjëratë të organizuar në Kolegjin AAB nga Fakulteti i Shkencave Sociale, u diskutua për rolin e logopedit në Kosovë ku studentët e këtij fakulteti patën rastin të informohen për bashkëpunimin e tyre me logopedët profesionistë të Kosovës.

Duke folur në cilësinë e ekspertit të kësaj fushe, Miran Xhelili, ekspert i shkencave terapeutike shpjegoi për fazat e zhvillimit gjuhësor dhe simptomat e fëmijëve logoped. Ai tha se logopedia është dega e cila merret me edukimin, trajtimin, përshtatjen sociale dhe integrimin e fëmijëve me çrregullime në të folur. “Simptomat që karakterizojnë logopedinë janë: mosrrjedhshmëria ose belbëzimi dhe çrregullimet e zërit”, theksoi Xhelili.

Ndërsa, znj.Luljeta Kabashi, logopede foli për logopedinë si shkencë dhe historikun e zhvillimit të saj në Kosovë.

Logopedia si shkencë është njohur në vitin 1913, theksoi Kabashi. “Kabineti i parë i logopedisë në Kosovë, është hapur në vitin 1970 në Mitrovicë. Profesioni ynë, është i pavarur  dhe nuk është i profilizuar tek ne, por ne bashkëpunojmë me psikologët, pedagogët special, otorinolaringologët”, tha ajo.

Gjatë kësaj ligjërate, ku përveç studentëve morën pjesë edhe mësimdhënës të programit Përkujdesja dhe mirëqenia sociale, të Kolegjit AAB, u zhvillua edhe një sesion diskutimi me të pranishmit dhe panelistët e ftuar.

Share: