Fakulteti i Shkencave Sociale nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kopshtin “Era” në Tiranë

15 Qershor 2023
The Faculty of Social Sciences signed a cooperation agreement with the kindergarten "Era" in Tirana

Dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale në Kolegjin AAB Saranda Shatri ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kopshtin “Era” në Tiranë i përfaqësuar nga drejtoresha Danjela Fraholli. Kopshti “Era” është institucion parashkollor i licencuar që veprimtarinë e vet për edukimin e fëmijëvë në fëmijërinë e hershme e realizon në mënyrë mjaft profesionale. Me anë të kësaj marrëveshje studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB u mundësohet realizimi i pjesës praktike.

Gjithashtu dy palët përmendën edhe gatishmërinë për bashkëpunime të tjera në të ardhmen.

Share: