Fakulteti i Shkencave Sociale nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OJQ CIPOF/Childproof

11 Maj 2023
The Faculty of Social Sciences signed a cooperation agreement with the NGO CIPOF/Childproof

Dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB Saranda Shatri, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me OJQ CIPOF/Childproof e përfaqësuar nga drejtoresha Mevlude Murtezi. Organizata joqeveritare CIPOF përfshin rrjetin e çerdheve “Margherita Kids” ku sipas marrëveshjes studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB u mundësohet realizimi i pjesës praktike.

Të dy palët që nënshkruan marrëveshjen shprehën vullnetin dhe përkushtimin në angazhimet e mëtutjeshme, ndërsa ritheksuan bashkëpunimet e shumta që synojnë në të ardhmen.  

Share: