Fakulteti i Shkencave Sociale organizoi panel diskutimi me temën “Të arriturat dhe sfidat e institucioneve parashkollore në Kosovë”

25 Maj 2022

“Të arriturat dhe sfidat e insitucioneve parashkollore në Kosovë”, ishte tema e panelit të organizuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale, ku pjesëmarrës ishin stafi akademik dhe studentët e këtij fakulteti.

Pjesë e panelit ishin prof. Saranda Shatri, znj. Gëzime Rexhepi Çollaku në cilësinë e Kryetares së Asociacionit të Institucioneve Parashkollore Private dhe drejtoreshë e IP “Bardha”, znj. Sadete Bucolli Gërbeshi drejtoreshë e IP “Kopshti i Ëndërrave”, znj. Selvigone Jasiqi Hoxha – drejtoreshë e IP “Dija -S” dhe znj. Njomza Bajrami – drejtoreshë e IP “Kopshti Dua”.

Takimin e hapi prodekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale, prof. Saranda Shatri, e cila falënderojë pjesëmarrësit e panelit dhe të pranishmit si dhe foli për qëllimin dhe rëndësinë e trajtimit të një teme të tillë. Znj. Gëzime Rexhepi-Çollaku foli për punën e palodhshme që bëjnë edukatoret në kuadër të institucioneve parashkollore. Ajo sqaroi për mbështejen e edukatoreve për fëmijët por edhe bashkëpunimin e tyre me prindërit për qëllimin e vetëm që të rrisin performancën e fëmijëve dhe poashtu cilësinë në edukim. Gjatë diskutimit u përmend se edukimi në fëmijërinë e hershme duhet të bëhet edukim i obliguar.

Studentët patën rastin të përfitojnë nga shkëmbimi i njohurive nga panelistët lidhur me sfidat e insitucioneve parashkollore edhe nga aspekti praktik.

Share: