Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit, Fakulteti i Shkencave Sociale ka organizuar një aktivitet me studentët e vitit të tretë dhe fëmijët nga institucionet parashkollore.
Aktiviteti kishte për qëllim nxitjen e dashurisë për librin dhe leximin që në moshë të hershme, si dhe përfshirjen aktive të studentëve në edukimin e hershëm.