Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB nënshkruan marrëveshje me “Cambridge Kids”

6 Dhjetor 2022

Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, Hysen Kasumi, ka nënshkruar marrëveshjen e radhës të bashkëpunimit me institucionin parashkollor “Cambridge Kids”. Në këtë marrëveshje parashihet që institucioni parashkollor “Cambridge Kids”, t’u ofrojë mundësinë studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB të kryejnë praktikën në të gjitha ambientet e këtij institucioni.

Kështu studentët do përfshihen që nga studimet në praktika, për të mësuar metodat me të cilat punohet në institucionet parashkollore, duke u njohur me rrethana dhe faktorë të shumtë që ndërlidhen me këtë profesion.

Share: